LAJMI I FUNDIT:

Lazio nuk heq dorë nga Vedat Muriqi, progres pozitiv me Fenerbahcen

Lazio nuk heq dorë nga Vedat Muriqi, progres pozitiv me Fenerbahcen

Lazio nuk po heq dorë nga transferimi i Vedat Muriqit dhe dëshiron që marrëveshjen të mbyllë me Fenerbahcen në këtë verë.

Ende ka një dallim mes shumës së kërkuar dhe asaj që ofruar, mirëpo bisedimet mes të dyja klubeve për sulmuesin kosovar po vazhdojnë.

Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, Lazio është optimist se do e mbyllë transferimin e 26-vjeçarit në këtë verë.


Klubi italian është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e reprezentuesit të Kosovës dhe akordi mund të finalizohet qysh në javën e ardhshme.

Sulmuesi i lindur në vitin 1994 po tregon formë të lartë te Fenerbahce, duke arritur që në seronin e parë të shënonte 17 gola në 36 takime të zhvilluara. /Telegrafi/