LAJMI I FUNDIT:

Pesë trajnerët më të mirë në botë aktualisht – renditja deri te më i miri

Pesë trajnerët më të mirë në botë aktualisht – renditja deri te më i miri

Nuk ka asnjë punë që kanë një natyrë më të pasigurt për të ardhmen se ajo e trajneri, pasi me disa rezultate jo të mira, mund të pushohesh nga puna. 

Me këto kushte, i bie që vetëm një pjesë e vogël e trajnerëve janë në gjendje të marrin rezultate të mira dhe ta vjelin atë që stërvitin.

Numri i atyre që kanë shumë trofe dhe kanë bërë revolucion me taktikat e tyre, është i pakët, por janë në piedestalin më të lartë.


Në çdo kohë, gjithmonë ekziston një grup i zgjedhur i trajnerëve që janë më të mirët.

Në këtë artikull, Sport Skeeda ka bërë një përmbledhje të pesë trajnerëve kryesorë në botën e futbollit për momentin.


# 5 Antonio Conte (Inter Milano)

Antonio Conte e vendosi emrin e tij në analet e historisë së futbollit italian, kur drejtoi Juventusin, duke i kthyer në krye gjigantët e Torinos.

Ai kishte një periudhë të shkurtër dhe të suksesshme me kombëtaren italiane, para se të kalonte te Chelsea. Edhe në Angli del kampion, ndërsa 50-vjeçari tani është rikthyer në Serie A te Interi.


 # 4 Diego Simeone (Atletico Madrid)

Një nga mrekullitë më të mëdha të futbollit të dekadës së fundit u dëshmua kur Atletico Madrid fitoi titullin e kampionit para Barcelonës dhe Real Madridit në vitin 2014, ndërsa pasuan edhe dy finale në Ligën e Kampionëve.


# 3 Zinedine Zidane (Real Madrid)

Për dallim nga emrat e tjerë në këtë listë, Zinedine Zidane nuk merr aq lavdërime për madhështinë e tij taktike, sikurse të tjerët.

Sidoqoftë, francezi është jashtëzakonisht i suksesshëm pasi ka fituar 11 trofe të mëdhenj në vetëm tre vjet e gjysmë si trajner.


# 2 Pep Guardiola (Manchester City)

29 trofe në 12 vite si trajner. Vetëm këta numra janë të mjaftueshëm për t’ju treguar për menaxherin ikonik që ka bërë Pep Guardiola.

Trofe dhe rekorde me Barcelonën dhe Bayern Munichun, para se të emërohej te Manchester City në vitin 2016.


# 1 Jurgen Klopp (Liverpool)

Pas një pritjeje tridhjetë vjeçare, Liverpool fitoi titullin e Ligës Premier në qershor të vitit 2020.

Kjo erdhi 12 muaj pasi fituan Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Botërorin për klube nga FIFA.

Këto suksese erdhën për katër vjet pasi Liverpooli e emëroi Jurgen Kloppin në vititn 2016.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit

Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit

Premier League
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

La Liga
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve

La Liga
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'

Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'

Premier League
Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?

Premier League
Kalo në kategori