LAJMI I FUNDIT:

Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në ‘një nga transferimet më fitimprurëse në histori’ – tejkalon edhe atë të Neymarit

Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në ‘një nga transferimet më fitimprurëse në histori’ – tejkalon edhe atë të Neymarit

Manchester City është gati të shpenzojë 40 milionë euro për një transferim që duket se do të bëhet një nga më fitimprurësit në histori.

Edhe pse ata zakonisht nuk aktivizohen në merkaton e janarit, një formë e dobët dhe seri lëndimesh e kanë bërë Cityn të besojë se duhet të forcohet në mes të sezonit.

Ndërsa fokusi dukej se ishte në një zëvendësues për fituesin e dëmtuar të Topit të Artë, Rodri, City duket se po i jep përparësi një opsioni të ri sulmues, si dhe kërkon të përmirësohet në mbrojtjen qendrore.


Dhe të premten u raportua se City po shkon për një marrëveshje për qendërmbrojtësin e RC Lens, Abdukodir Khusanov, ndërsa Fabrizio Romano tani e ka bërë të kryer këtë transferim.

Reprezentuesi i Uzbekistanit është vetëm 20 vjeç, por është shumë i vlerësuar dhe ka bërë 16 paraqitje për skuadrën franceze këtë sezon.

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Lexo po ashtu Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Eksperti i transferimeve raporton se negociatat mes City dhe Lens janë finalizuar dhe lojtari pritet që të prezantohet si lojtar i Citizens në fillim të javës së ardhshme.

Tarifa e përgjithshme e transferimit do të jetë 40 milionë euro, duke e bërë atë marrëveshjen rekord të Lens. Për më tepër, ai përfaqëson gjithashtu një nivel fitimi pothuajse të pashembullt pasi Lens pagoi vetëm 90,000 euro për të transferuar Khusanov nga skuadra bjelloruse Energetik-BGU në korrik 2023.

Prandaj, Lens do të fitojë 50 herë më shumë se sa kanë paguar. Megjithëse kalimi i Neymarit në Paris Saint-Germain nga Barcelona është ende një marrëveshje rekord dhe ka arritur fitimin më të madh ndonjëherë në transfertë me 134 milionë euro, gazetari Julien Laurens ka pohuar se lëvizja e Khusanov “do të ishte një nga transferimet më fitimprurëse ndonjëherë”.

Khusanov, në librat e agjencisë Gestifute të Jorge Mendes, dhe do të bëhet lojtari i parë nga Uzbekistani që luan në Ligën Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

La Liga
Barcelona tmerrohet në 45 minutat e parë: Pavlidis kompetoi het-trikun e tij për 30 minuta

Barcelona tmerrohet në 45 minutat e parë: Pavlidis kompetoi het-trikun e tij për 30 minuta

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

'Çmenduria' e afatit kalimtar të janarit: Jack Grealish tek Manchester United?

'Çmenduria' e afatit kalimtar të janarit: Jack Grealish tek Manchester United?

Premier League
Katër opsionet e Man United për sulmin - tre nga Liga Premier, një nga Ligue 1

Katër opsionet e Man United për sulmin - tre nga Liga Premier, një nga Ligue 1

Premier League
Tyson Fury bëri pranimin e sinqertë: Gypsy King zbuloi se sa para ka në bankë

Tyson Fury bëri pranimin e sinqertë: Gypsy King zbuloi se sa para ka në bankë

Boks
Kalo në kategori