LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Dyfishohen rastet me COVID në botë, vetëm gjatë 6 javëve të fundit

OBSH: Dyfishohen rastet me COVID në botë, vetëm gjatë 6 javëve të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën u dyfishua gjatë gjashtë javëve të fundit.

Në konferencën e tij të rregullt për shtyp nga selia e OBSH-së në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm veprimet agresive të kombinuara me bashkim kombëtar dhe solidaritet global mund të sprapsin pandeminë.


Ajo që është e nevojshme tha Tedros, që nga vendet ku ka një rritje të shpejtë të rasteve, në vendet që po heqin kufizimet dhe tani po fillojnë të shohin që rastet të shtohen përsëri, është udhëheqja, pjesëmarrja e komunitetit dhe solidariteti kolektiv.

Drejtuesi i OBSH-së tha se ka shumë shembuj nga e gjithë bota ku, edhe kur shpërthimi i virusit ishte në pikën më të lartë, ai përsëri u arrit të vihej nën kontroll. Ai përmendi Italinë, Spanjën dhe Korenë e Jugut dhe Dharavin – një zonë e dendur në Mumbai – si histori suksesi.

“Një përqëndrim i fuqishëm në angazhimin e komunitetit dhe testimin, gjurmimin, izolimin dhe trajtimin e të gjithë atyre që janë të sëmurë, është thelbësor për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit”, tha ai.

Tedros vuri në dukje edhe një herë se kufizimet e vendosura për arsye të COVID-19 kanë bllokuar zinxhirët e furnizimeve që tradicionalisht kanë siguruar imunizime rutinë për kombet më të varfra në botë. Këto ndërprerje mund të nënkuptojnë një rritje të rasteve të një sërë sëmundjesh si fruthi, poliomieliti dhe malarja.

Ai tha se agjencia e tij vazhdon të punojë me partnerët për të siguruar që njerëzit me të varfër dhe më të margjinalizuar në botë të kenë përparësi./VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori