LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e parë në futbollin e Kosovës pas rikthimit nga pezullimi: Tuneli dezinfektues, lojtarët dolën në fushë ndaras, tifozët nuk ‘munguan’

Pas afër tre muajsh futbolli është rikthyer të luhet në Kosovë dhe atë pas shumë dyshimesh, fjalësh dhe me disa rregulla të reja.      

Prishtina ishte nikoqire e Drenicës në ndeshjen e parë pas rikthimit në kuadër të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës, por para se të niste ndeshja, ishte vendosur një protokoll i qartë për pjesëmarrësit.


Fillimisht skuadrat, stafet, gazetarët, por edhe kryesitë e klubeve u futën në tunelin dezinfektues që ishte vendosur në hyrje të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Klubet kryen nxehjet dhe u futën në fushë, kësaj radhas jo bashkë, por të ndaras mes tyre dhe me distancë.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje për dy minatorët që humbën jetën sot.

Të dy skuadrat tentuan të tregojnë lojë, ndërsa Prishtina ishte e para që shënoi me Ahmed Januzin. I njëjti shënoi edhe një herë në pjesën e parë për rezultatin 2-0.

Krejt në fund Drenica humbi një penallti, ndërsa pas saj Prishtina shënoi për 3-0 me Meriton Korenicën.

Prishtina kreu pesë zëvendësime për herë të parë këtë vit, ndërsa zëvendësimet kryheshin nga zyrtarët e klubeve, e jo nga gjyqtari i katërt.

“Plisat” pasi e kishin të ndaluar të jenë në tribuna, ata kishin zgjedhur platonë te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Ata festuan në fund së bashku me lojtarët, që u ngjitën në shkallët e stadiumit.

Konferenca për shtyp u mbajt jashtë stadiumit, ku të dy trajnerët dhanë deklaratat pas ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e parë pas zbutjes së masave nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori