LAJMI I FUNDIT:

Befason ish-gjyqtari i La Ligas, Iturralde Gonzalez: 90 për qind e gjyqtarëve spanjollë janë me Real Madridin

Befason ish-gjyqtari i La Ligas, Iturralde Gonzalez: 90 për qind e gjyqtarëve spanjollë janë me Real Madridin

Ish-gjyqtari i La Ligës, Eduardo Iturralde Gonzalez ka pohuar se 90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë janë për Real Madridin, ndërsa 10 për qind të tjerë janë nga Barcelonën.

53-vjeçari, i cili tani është në pension pasi ka gjykuar 291 ndeshje në 17 sezonet e La Ligës, ka folur për këtë temë në një emision në El Larguero.


Kur e pyetën sa gjyqtarë janë për Los Blancos dhe sa janë për Barcën, Gonzalez u përgjigj me një raport befasues “90% -10%” në favor të Real Madridit.

“Pavarësisht nëse Barcelona e pëlqen apo jo, 70 për qind e popullatës – duke përjashtuar Kataluninë – është e Madridit”, shtoi Gonzalez.

Kjo nuk është hera e parë që Gonzalez ka bërë një deklaratë kaq të guximshme, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në vitin 2014 për gazetën Marca.

Eduardo Iturralde Gonzalez

“Gjyqtarët e futbollit spanjoll nuk vijnë nga Marsi. Ju bëheni gjyqtar sepse ju pëlqen futbolli, dhe nëse ju pëlqen futbolli nuk mendoj se ka ndonjë që nuk e pëlqen një ekip”.

“Jam me fat që kam lindur në Bilbao dhe në Bilbao njerëzit janë me Athletic. Sidoqoftë, në pjesën tjetër të Spanjës shumica janë me Real Madridin ose Barcelonën sepse ato janë skuadra fituese, dhe kjo është e vërteta”.

Mark Clattenburg e pranon katër vite më vonë: Goli i Ramosit në finale nuk ishte i rregullt, Pepes i tregova në ndeshje për këtë
Lexo po ashtu Mark Clattenburg e pranon katër vite më vonë: Goli i Ramosit në finale nuk ishte i rregullt, Pepes i tregova në ndeshje për këtë

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kur ata gjykojnë Real Madridin, ata nuk janë profesionistë”, kishte deklaruar Gonzalez.

Por, gjithsesi ajo deklaratë e shkaktoi polemikë në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori