LAJMI I FUNDIT:

Mark Clattenburg e pranon katër vite më vonë: Goli i Ramosit në finale nuk ishte i rregullt, Pepes i tregova në ndeshje për këtë

Mark Clattenburg e pranon katër vite më vonë: Goli i Ramosit në finale nuk ishte i rregullt, Pepes i tregova në ndeshje për këtë

Finalja e vitit 2016 ishte e gjitha spanjolle, apo thënë ndryshe madrilene pasi dy skuadrat e Madridit, Real dhe Atletico Madrid luanin në finale.

Ka qenë një finale dramatike ku u kontestua gjatë për golin e shënuar nga Sergio Ramos në minutën e 15-të.


Mbrojtësi spanjoll ishte më i avancuar, derisa katër vite më vonë këtë e ka pranuar gjyqtari i asaj ndeshje anglezi Mark Clattenburg.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në penallti Reali triumfoi me rezultat 5-3.

“Në atë takim Reali kaloi në pjesën e parë në epërsi, me një gol të shënuar nga Ramos, por që ishte pozitë jashtë loje”.

“Këtë gabim e kuptuam vetëm kur përfundoi pjesa e parë dhe asistenti im kishte gabuar në atë rast”, deklaroi Clattenburg.

Anglezi akordoi penallti për Atleticon me të filluar pjesa e dytë, kur Pepe ndërhyu në mënyrë të palejueshme brenda zonës ndaj Fernando Torres.

Clattenburg zbuloi edhe bisedën që kishte me portugezin në momentin e akordimit të penalltisë.

“Nga gabimi i ynë në pjesën e dytë arrita ta menaxhoja mirë Pepen kur shkaktoi penallti. Ai mu afrua dhe më tha se nuk mund të ishte ajo penallti, ndërsa ia ktheva se goli i tyre ishte në pozitë jashtë loje dhe ai menjëherë heshti”, tha Clattenburg.

Anglezi e pranoi se ishte një gabim i paqëllimshëm, por deklaroi se këto gabime i ndodhin të gjithëve dhe se Ramos ishte vetëm pak centimetra në pozitë jashtë loje dhe se ka qenë tejet e vështirë të vërehet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori