LAJMI I FUNDIT:

Ishte futur në shtëpi dhe po qëndronte prapa shtratit ku po flinte adoleshentja amerikane, sorollatej nëpër dhoma – ikë para se të shfaqej policia

Ishte futur në shtëpi dhe po qëndronte prapa shtratit ku po flinte adoleshentja amerikane, sorollatej nëpër dhoma – ikë para se të shfaqej policia

Një 15-vjeçare nga Kansasi i SHBA-ve, ka folur për përvojën e saj të hidhur derisa ishte në gjumë dhe kur hapi sytë pa një person të panjohur që po e vështronte. Bëhet fjalë për Aniyah Robinson nga Wichita në Kansas.

“Kur hapa sytë, pata përshtypjen se po bëhet fjalë për një skenë të ngjashme me ato të filmave. Më ka frikësuar fakti që dikush qëndron prapa jush dhe ju shikon derisa flini, e për këtë ju nuk jeni të vetëdijshëm”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi


Të premten rreth orës 2:3o të mëngjesit, dikush ishte futur në shtëpinë e saj. E në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet një mashkull duke qëndruar prapa adoleshentes që ishte në gjumë. Ai para atij momenti kishte “bredhur” edhe nëpër dhomat tjera të shtëpisë, duke mos vjedhur as edhe një gjë.

“Është futur në dhomën time, duke qarë e bërtitur: Nënë, dikush është në shtëpi”, ka shpjeguar situatën e ëma e adoleshentes, Angel, e cila menjëherë kishte vrapuar për në dhomën tjetër ku po flinte vajza tjetër e saj që i ka vetëm dy vjet.

Që të tria ishin mbyllur në një dhomë, kurse Angel i ka telefonuar të ëmës së saj Carol Robinson, gjyshes së Aniyah.

“Më tha: Nënë, dikush është në shtëpi. I thash se menjëherë po vie. Nuk kam pasur nevojë për kurrfarë arme, vetëm mendova se dikush do ta rrahet keq”, ka shpjeguar Carol.

Por, ky person që ishte futur në shtëpinë e tyre ka arritur të ikë para se ajo dhe policia të mbërrinin në vendin e ngjarjes.

“Ajo çfarë më frikëson më shumë është fakti se nuk ka vjedhur asgjë. Nuk e dimë pse ishte futur në shtëpi”, ka shtuar Angel, duke pranuar se shpreson që policia përmes videove të kamerave të sigurisë do ta gjej atë person. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori