LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli udhëheq garën për Koulibalyn

Liverpooli udhëheq garën për Koulibalyn

Paris Saint-Germain dhe Manchester United thuhet se janë larguar na gara për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, duke lënë e Liverpoolin favoritë të qartë përpara rivalëve të Neëcastle United.

Sipas mediumeve le10sport.com dhe AS, PSG po kthejnë fokusin e tyre diku tjetër kur bëhet fjalë për përforcime mbrojtëse, veçanërisht nëse Thiago Silva zgjat qëndrimin në klub.


Manchester Unitedi gjithashtu u largua nga gara pas çmimit të kërkuar prej 100 milionë eurosh, duke lënë vetëm dy klube të Ligës Premier si pretendentë të vërtetë për reprezentuesin e Senegalit.

Liverpooli ofron para dhe një futbollist për transferimin e Koulibalyt
Lexo po ashtu Liverpooli ofron para dhe një futbollist për transferimin e Koulibalyt

Liverpooli është padyshim favoritë, pasi fituesit e Ligës së Kampionëve dhe liderët e Ligës Premier e shohin atë si partnerin ideal për yllin e skuadrës, Virgil van Dijk.

Edhe Koulibaly thuhet që do të ishte i ngazëllyer për të kaluar te Reds, pasi kurrë nuk dukej veçanërisht i etur për t’u bashkuar me Unitedin ose PSG-në.

Sa për Neëcastle United, interesi i tyre varet tërësisht nga marrja në dorë e investitorëve saudit. /Telegrafi/