LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit e Kosovës në ditën e tyre kërkojnë nga institucionet kushte më të mira të punës

Zjarrfikësit e Kosovës në ditën e tyre kërkojnë nga institucionet kushte më të mira të punës
Foto: Arkiv

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit edhe këtë vit në Kosovë i gjen ne gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi dhe të pa organizuar, të pa definuar sa i përket kompetencave menaxhuese, statusi të padefinuar dhe shkelje të të drejtave të tyre.

Kështu thuhet në reagimin e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, të kërkojnë kushte më të mira nga institucionet.

“E kuptojmë qe gjendja e krijuar nga pandemia qe ka përfshi mbarë botën ka shkaktuar probleme dhe çrregullime financiare edhe ne vendin tonë, që ka reflektua edhe te zjarrfikësit dhe ne i kemi kuptuar, institucionet dhe nuk kemi bërë presion sindikal për problemet e shumta që ka kapluar këtë shërbim, por disa kërkesa duhet me urgjencë te plotësohen sepse kanë te bëjnë me sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit te zjarrfikëseve dhe sigurinë në punë”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Ata apelojnë që të ketë harmonizim të qëndrimeve për tejkalimin e gjendjes së tyre.

“Apelojmë që Qeveria e Kosovës, ministritë përkatëse dhe kryetarët e komunave t’i harmonizojnë qëndrimet dhe të angazhohen që kjo gjendje te tejkalohet dhe zjarrfikësve t’ju kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet, qe shërbimi i zjarrfikësve të trajtohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët kudo ne mbarë botën, gjithashtu i ftojmë institucionet nga niveli qendror, kryeministria, Ministria e Punëve të Brendshme, AME dhe të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, që sot t’i vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe shpëtimin në Kosovë që nga afër t’i shohin se me çfarë problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe t’i ndani pak minuta me zjarrfikësit në shenjë respekti dhe solidariteti me profesionin me human dhe shumë te rëndësishëm ne aspektin e sigurisë”, përfundon reagimi.

Dita botërore e zjarrfikësve
Lexo po ashtu Dita botërore e zjarrfikësve

4 Maji është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfikësve, ku shtetet e botës organizojnë aktivitete të ndryshme solemne, në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në raste emergjente. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më shumë vitamina, të rritura bio dhe të paketuara – kjo është veza REA-s, veza që dallohet për cilësinë, sigurinë dhe benefitet shëndetësore

Më shumë vitamina, të rritura bio dhe të paketuara – kjo është veza REA-s, veza që dallohet për cilësinë, sigurinë dhe benefitet shëndetësore

Kosmonte Foods
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Polymaths
FASAL ofron çmime promocionale në dyer dhe dritare PVC

FASAL ofron çmime promocionale në dyer dhe dritare PVC

Fasal
UBT më i miri në rajon sipas rangimeve WURI 2024

UBT më i miri në rajon sipas rangimeve WURI 2024

UBT
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori