LAJMI I FUNDIT:

Bonucci refuzon përsëri Man Cityn

Bonucci refuzon përsëri Man Cityn

Manchester City po mundohet sërish ta sjellë Leonardo Bonucci në Angli, por thuhet se ai është i përkushtuar te Juventusi tani më shumë se kurrë.

Sipas mediumit Goal.com, kampionët e Ligës Premier do të bëjnë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me Bonuccin gjatë verës.

Pep Guardiola ka thënë vazhdimisht me kalimin e viteve se Bonucci është qendërmbrojtësi i tij ideal, sepse ai është në gjendje të fillojë aksionin me pasime të gjata.


Sidoqoftë, Bonucci mbush 33 vjet javën tjetër dhe nënshkroi një kontratë të re vetëm në muajin nëntor, e cila e mban atë tek Juve deri në qershor të 2024.

Mbi të gjitha, ai mësoi nga koha e tmerrshme njësezonale te Milani në 2017-18 se lënia e fanellës së Juventusit mund të ketë më shumë rreziqe sesa shpërblime.

Italiani ka qenë në Torino që nga viti 2010 dhe pritet të marrë përsipër shiritin e kapitenit pasi të pensionohen dyshja Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori