LAJMI I FUNDIT:

Google Pixel 4a do të lansohet së shpejti

Google Pixel 4a do të lansohet së shpejti

Duket se telefoni i ri Google Pixel 4a duhet të lansohet së shpejti, ndërsa tani janë zbuluar disa specifika përfundimtare për pajisjen.

Sipas një raporti të fundit thuhet se Pixel 4a i ri do të vijë me një ekran 5.8 inç që do të ketë një rezolucion FHD + me 2340 x 1080 piksel.


Modeli më i ri i telefonit të Google do të vijë me një procesor mobil Qualcomm Snapdragon 730 dhe do të vijë gjithashtu me 6 GB RAM dhe dy opsione të memories.

Dy opsionet e memories në telefon do të jenë me 64 GB dhe 128 GB dhe gjithashtu do të vijë me një bateri me 3080 mAh.

Për sa i përket kamerave, Pixel 4a do të ketë nga një kamerë të vetme në pjesën e përparme dhe të pasme, kjo do të përfshijë kamerën me 12 megapiksel në anën e pasme për foto dhe video dhe një kamerë 8 megapixel në pjesën e përparme për Selfie.

Deri më tani nuk kemi një datë të saktë lansimin për telefonin, mirëpo kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti.