LAJMI I FUNDIT:

“Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI”, Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

“Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI”, Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

Ndoshta askush nga ne nuk do të ketë punë në të ardhmen për shkak të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale (AI), por problemi do të jetë gjetja e kuptimit të ekzistencës, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk.

Duke folur përmes ueb-kamerës në konferencën Vivatech në Paris, ai theksoi se për realizimin e një skenari të tillë janë të nevojshme “të ardhurat e larta universale” dhe një e ardhme në të cilën nuk do të ketë mungesë mallrash dhe shërbimesh, raporton cnn.

Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale - çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?
Lexo po ashtu Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale - çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?

Sipas vizionit të Musk, njerëzit do të jenë ende në gjendje të punojnë nëse dëshirojnë, por kjo nuk do të jetë e detyrueshme.


“Nëse doni të bëni një punë që është një lloj hobi, mundeni, por Inteligjenca Artificiale dhe robotët do të blejnë të gjitha mallrat dhe do të kryejnë të gjitha shërbimet që ju nevojiten”, tha pronari i kompanisë Tesla.

Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se është i shqetësuar për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale dhe u bëri thirrje prindërve që të organizojnë qasjen e fëmijëve të tyre në mediat sociale, pasi këto platforma janë “programuar nga Inteligjenca Artificiale që ngre dopaminën në maksimum”.

Cilat janë teoritë më të fundit konspirative të krijuara nga Inteligjenca Artificiale
Lexo po ashtu Cilat janë teoritë më të fundit konspirative të krijuara nga Inteligjenca Artificiale

Musk deklaroi në fillim të këtij viti se AI më i zgjuar se njeriu do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2026.

Drejtori i Përgjithshëm i Baidu, Robin Li, tha dje në konferencën Vivateh se modelet më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale të sotme janë ende larg nivelit të inteligjencës njerëzore.

Lee beson se do të duhen të paktën dhjetë vjet që AI të kapërcejë inteligjencën njerëzore.

Ndryshe, Inteligjenca Artificiale është simulimi i proceseve të inteligjencës njerëzore nga makinat, veçanërisht sistemet kompjuterike. Aplikacionet specifike të AI përfshijnë sistemet e ekspertëve, përpunimin e gjuhës natyrore, njohjen e të folurit dhe vizionin e makinës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google sjell

Google sjell "modelet falas" të Inteligjencës Artificiale që mund të transformojnë mjeksinë

Teknologji
30 vjet mp3 - formati audio që pushtoi botën

30 vjet mp3 - formati audio që pushtoi botën

Teknologji
Google Gemini fillimisht u mburr, pastaj ndryshoi mendim: Refuzoi të luante shah kundër Atari 2600

Google Gemini fillimisht u mburr, pastaj ndryshoi mendim: Refuzoi të luante shah kundër Atari 2600

Teknologji
Njerëzit

Njerëzit "nuk u besojnë syve" teksa shohin robotin duke vrapuar nëpër një rrugë të Los Angelesit

Teknologji
iPhone i parë i palosshëm mund të kushtojë më pak nga sa mendonit

iPhone i parë i palosshëm mund të kushtojë më pak nga sa mendonit

Teknologji
Zbulohen specifikat e telefonit të mençur Google Pixel 10 Pro Fold

Zbulohen specifikat e telefonit të mençur Google Pixel 10 Pro Fold

Teknologji
Kalo në kategori