Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu-Ora, është rikthyer në vijën e parë të NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) në një përpjekje për të ndihmuar në mesin e pandemisë COVID-19.
Dhe këngëtarja me prejardhje shqiptare iu bashkua nismës simbolike të kombit anglez “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje në orën 20:00, përmes një videoje të ndarë me fansat në Instagram, për të duatrokitur punëtorët e mantelit të bardhë shkruan DailyMail.
Fushata “Clap For Careers”, e cila filloi në internet, është inskenuar sepse ‘gjatë këtyre kohërave të pashembullta të NHS-së duhet të dijmë se jemi mirënjohës’, thanë organizatorët.
Javën e kaluar shumë njerëz dolën në rrugë për të përplasur duart vetëm për mjekët e NHS – por këtë javë fushata u zgjerua për të duartrokitur të gjithë punëtorët kryesorë që po ndihmojnë në luftimin e sëmundjes nga të gjitha sferat e jetës.
Rita qëndroi në këmbë e veshur me tuta shumëngjyrëshe, ndërsa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët dhe për nënën e saj në veçanti.
Në një bisedë live në Instagram me mikun e ngushtë të Ritës, Vas J Morgan, 31 vjeç, nëna e këngëtares foli për kohën kur nisi të punojë në NHS kur erdhi në Britani të Madhe nga Shqipëria.
Ajo tha: “Ishte e vështirë sepse nuk mund ta flisja gjuhën, por më ktheu vetëbesimin tim”.
“Unë kam qenë një grua profesionale duke qenë nënë dhe mendoj se kjo më plotësoi si person. Kështu që unë isha mjaft e lumtur për ta arritur atë”.
“Është e mundur që të arrihen gjërat me pak punë”, thotë Vera.
Vas e pyeti nënën e këngëtares se si është të jesh një mjeke e NHS-së që punon në vijën e përë gjatë pandemisë.
Ajo tha: “Në të vërtetë ka qenë mjaft sfiduese. Vetëm se ju shihni shumë shërbime janë rikonfiguruar, riorganizuar”.
“Sendet janë zhvendosur në vende të ndryshme ku ata duhen më së shumti. Puna në ato rrethana ka qenë vërtet sfiduese dhe shumë stresuese. Është goxha e lodhshme”, ka thënë tutje 55-vjeçarja.
“Është diçka për të cilën ne po përpiqemi të ndihmojmë dhe mbështesim.”
Vas gjithashtu pyeti Verën se sa ka ndikuar pandemia në njerëzit me çështje të shëndetit mendor.
Ajo tha: “Unë jam e vetëdijshme që ka njerëz atje që tashmë po përjetojnë ankth për shkak të stresit të pandemisë”.
“Kjo mund të jetë një nxitje për disa njerëz, ata që kanë OCD ose ankth të përgjithshëm ose ankth social, një fobi, një reagim nga stresi i madh”, tregoi tutje përgjatë videos psikiatrja Sahatçiu-Ora.
“Simptomat janë rritur ndonjëherë dhe ju mund të shihni ndikimin që izolimi ka tek të gjithë, veçanërisht njerëzit që kanë probleme ekzistuese të shëndetit mendor. Ndonjëherë kjo e bën shumë të vështirë përballimin në këto periudha shumë të vështira”, shtoi ajo.
Vera është psikiatre dhe ish-mjeke e përgjithshme, por po i jep mbështetje personelit të A&E (reparti i aksidenteve dhe emergjencave), ndërsa ata luftojnë me fluksin e rasteve të coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Banorja e “Big Brother VIP Albania 3” që po pëlqehet më shumë në Instagram
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë
Mikko Hyppönen, eksperti i sigurisë kibernetike, folësi i parë i Doku.Tech 2024
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe