LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë transferimet që po fliten më shumë gjatë këtyre ditëve dhe mund të ndodhin verës

Dhjetë transferimet që po fliten më shumë gjatë këtyre ditëve dhe mund të ndodhin verës

Tashmë kampionatet janë ndërprerë, por që klubet në të gjithë Evropën kanë filluar të planifikojnë lëvizjet e tyre të radhës për afatin kalimtar. 

Marca ka zgjedhur 10 thashethemet më të mëdha të ditëve të fundit.



Mbrojtësi që dëshirohet nga Barcelona

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka vendosur në për afrimin e mbrojtësit braziliani 22-vjeçar, Luiz Felipe që luan te Lazio.


Një tjetër huazim për Coutinhon

Barcelona po mendon për Philippe Coutinhon që aktualisht është te Bayern Munich. Ata mendojnë për t’i gjetur një klub të ri pasi askush nuk është gati të pagujë 110 milionë për të, shkruan Sport.


Napoli kërkon Loren

Gazzetta dello Sport raporton Napoli, dëshiron Lorenin nga Real Betisi. Italianët nuk duan të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë eurosh dhe duan të negociojnë një shumë prej 30 milionë euro.


Italianët luftojnë për Tsimikas

Gazzetta dello Sport po raporton gjithashtu që Napoli dhe Interi do të luftojnë për Kostas Tsimikas të Olympiacos. Mendohet se ai do të kushtojë rreth 20 milionë euro, megjithëse Interi po mendon edhe për Mauro Arambarri të Getafe.


Juventus dëshiron të peshkojë në Lyon, tre lojtarë pëlqehen

Juventus do të luajë sërish në Ligën e Kampionëve me Lyonin, ndërsa Corriere dello Sport shkruan se Fabio Paratici është mahnitur veçanërisht me tre lojtarët e tyre – Houssem Aouar, Amine Gouiri dhe Rayan Cherki. Aouar pëlqehet më shumë dhe do të kushtonte 70 milionë euro.


Barcelona mëson çmimin e Aubameyang

Sporti beson se Barcelona dëshiron Pierre-Emerick Aubameyang dhe raportohet se do t’i kushtojë atyre 55 milion euro.


Lautaro kërkohet nga shumë klube

Nuk është sekret që Barcelona e dëshiron Lautaro Martinezin, por Daily Star shkruan se Chelsea dhe Manchester City gjithashtu janë të interesuar për të.


Alternativa e Interit

Inter e di se do të jetë e vështirë që të mbajë Lautaron, kështu që sipas Calciomercato ata janë duke shikuar opsionet. Aubameyang, Gabriel Jesus, Timo Werner dhe Anthony Martial janë alternativat e Interit.


Meunier afër Dortmundit

Thomas Meunier pëlqehej shumë nga Arsenali, por raporti ESPN, Borussia Dortmund i ka siguruar shërbimet e tij.


Trippier te Burnley

Kieran Trippier i Atletico Madrid foli për Burnley Express dhe insistoi që skuadra e vetme për të cilën do të kthehej në Angli do të ishte Burnley, me të cilin luajti para Tottenham.

Ai po kalon formë të mirë te Atletico Madridi.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori