LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora u dërgon mesazh shqiptarëve për coronavirusin, thotë në fund ‘Të dua’

Rita Ora u dërgon mesazh shqiptarëve për coronavirusin, thotë në fund ‘Të dua’

Në kohën kur të gjithë po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, nuk mungojnë as video-mesazhet inkurajuese nga artistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve shqiptare.

Një mesazh së fundmi për shqiptarët e ka dërguar edhe këngëtarja me famë internacionale, Rita Ora.


Video-mesazhin e saj e ka shpërndarë në llogarinë zyrtare, Instagram, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Rrini në shtëpi, lani duart e mos kini frikë – një mesazh i thjeshtë nga Rita Ora për të gjithë në betejën mjekësore dhe mendore ndaj Coronavirus, COVID19”, ka thënë ajo.

Shikuesit me sy të mprehtë vërejtën një "mesazh të fshehur për coronavirusin" në performancën e fundit të Rita Orës
Lexo po ashtu Shikuesit me sy të mprehtë vërejtën një "mesazh të fshehur për coronavirusin" në performancën e fundit të Rita Orës

Të njëjtin po ashtu e ka ndarë në Instagram edhe vet ylli 29-vjeçar, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 16.1 milionë njerëz.

Siç u raportua, tanimë ka shkuar në 51 numri i të prekurve me coronavirus në Shqipëri, prej tyre 1 mjek dhe 3 infermierë.

Ndërsa në Kosovë, 15 persona deri më tani janë diagnostikuar me virusin COVID-19.

Rita momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të ri “How to be lonely” apo në shqip “Si të jesh e vetmuar”, të cilin e lansoi më 13 mars në versionin ‘audio’ dhe tani ka arritur të grumbullojë mbi 600 mijë klikime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori