LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant fotografohet krah vajzave pranë muralit të Kobe dhe Gianna

Vanessa Bryant fotografohet krah vajzave pranë muralit të Kobe dhe Gianna

Vanessa Bryant ka postuar një fotografi bashkë me vajzat e saj këtë javë, duke qëndruar pranë një murali të bashkëshortit të saj të ndjerë, Kobe Bryant dhe vajzës Gianna.

Legjenda e ‘Lakers’ dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, me shtatë persona të tjerë, ndërruan jetë në janar të këtij viti në një përplasje helikopteri në malet e Calabasas, Kaliforni.


E veja e Kobe së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me tekstin e këngës “Smile”, këngë kjo e realizuar dhe e bërë e famshme nga Nat King Cole.

Vajzat e saj, Natalia Diamante, 17, dhe Bianka Bella, 3, shfaqeshin të buzëqeshura pranë saj ndërsa mbante në duar vajzën e vogël, Cari Kobe, e cila lindi në qershor të vitit 2018.

Murali vjen me një foto të njohur të Gigi dhe babait të saj duke parë në ndeshje të ‘Lakers’ në vitin 2019.

Të gjitha lajmet nga Vanessa Bryant
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vanessa Bryant

Vanessa kishte folur për herë të parë publikisht për bashkëshortin në ceremoninë përkujtimore muajin e kaluar në Staples Center në Los Angeles.

Ajo mezi mbante lotët, kur fliste për humbjen e vajzës, për personin që ajo ishte dhe për dashurinë që dhuronte çdo ditë.

E njëjta po ashtu ka folur edhe për Kobe, me të cilin ishte e martuar për më shumë se 20 vite. “Ne jemi akoma një ekip i mirë. Ne të duam dhe na mungon shumë. Ju të dy tani pushoni në paqe, dhe argëtohuni derisa të bëhemi bashkë sërish”, ishin fjalët e Vanessas gjatë ceremonisë përkujtimore.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe personazhet publike si: Beyonce, Alicia Keys dhe Christina Aguilera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori