LAJMI I FUNDIT:

Albatrit Muqiqi tregon se si u njoh me bashkëshorten, e takoi për herë të parë kur ajo ishte punëtore në një dyqan kozmetike

Albatrit Muqiqi tregon se si u njoh me bashkëshorten, e takoi për herë të parë kur ajo ishte punëtore në një dyqan kozmetike
Foto: Albatrit Muqiqi/Instagram

Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.

Ai tregoi se është një baba i përkushtuar për tre fëmijët e tij, të cilët tash e sa kohë janë shndërruar në prioritetin e jetës së tij.


Ndër të tjerash, Muqiqi, e pyetur nga prezantuesja Rudina Magjistari, tregoi se si e njohu bashkëshorten e tij, Egzona Muqiqin.

Këngëtari tha se gjithçka nisi rastësisht kur ai e pa atë duke punuar në një dyqan kozmetike në qytetin ku ajo punonte.

“Egzona është nga Gjakova dhe ka punuar në një dyqan kozmetike që ka qenë e familjarëve të saj. Ajo ka qenë duke punuar aty, unë isha me një koncert në Gjakovë dhe duke kaluar rrugës, rastisa dhe e pash Egzonën, bile jam vonuar për koncert sepse jam sillur dhe e kam parë te dera e dyqanit, por nuk e dija njëkohësisht që ishte një lokal përball saj dhe duke e parë, babanë e saj e kam pas afër dhe nuk e kam njohur, se po ta njihja do ikja”, tha Albatriti.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I njëjti më pas tregoi se kjo ishte shkëndija e parë, teksa më vonë vazhduan komunikimin në internet.

“Aty ka qenë rastësia e parë, kam qenë 23-vjeçar, pastaj kemi filluar komunikimin në rrjetet sociale”, shtoi Muqiqi.

Çifti përndryshe janë prindër të tre fëmijëve: dy vajza dhe një djali, dhe jetojnë së bashku në një lagje në periferi të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori