LAJMI I FUNDIT:

Ferrara kritikon drejtuesit e Interit: Conte donte Vidalin, jo Eriksenin

Ferrara kritikon drejtuesit e Interit: Conte donte Vidalin, jo Eriksenin

Legjenda e Juventusit, Ciro Ferrara ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij, Antonio Conte, për të cilin kanë thënë se ai preferonte që Interi të nënshkruante me Arturo Vidal dhe jo Christian Eriksen.

Nerazzurrët kaluan javë të tëra duke biseduar me Tottenham Hotspur dhe përfundimisht u pajtuan të paguanin 20 milionë euro për Eriksenin, i cili kishte vetëm gjashtë muaj në kontratën e tij.


“Antonio e shpjegoi shumë mirë, Eriksen ka nevojë për kohë për të zgjidhur dhe kuptuar mekanizma të caktuar taktikë”, ka thënë fillimisht Ferrara për Tiki Taka.

Conte dhe Eriksen (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ashley Young dhe Victor Moses mund të futen drejt, sepse janë në krahë, gjithçka që duhet të bëjnë është të shkojnë lart e poshtë”.

“Mesfusha e Interit tashmë është e fortë, ka të bëjë me mbajtjen e ekuilibrit të duhur”.

Dyshja kishin raporte perfekte te Juventusi

“Sipas mendimit tim, Conte do të preferonte që Interi të nënshkruante me Vidalin dhe jo me Eriksenin në janar”, përfundoi italiani.

Trajneri e bëri të qartë në disa raste se ai dëshironte të ribashkohej me ish-mesfushorin e tij Vidal, por Barcelona nuk pranoi të shiste. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori