LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet për shpërthimin në Zhur, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen dy të tjerë dhe një fëmijë

Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sonte të Zhur të Prizrenit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur derisa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje në një  shtëpi në  fshatin Zhur të Prizrenit.

Aksidenti fatal ka ndodhur derisa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje dhe kërkimi antidrogë në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku nga plagët e marrura ka humbur jetën një polic, identiteti i të cilët është i njohur për redaksinë. Ndërsa plagë kanë marrë dy policë të tjerë si dhe një i mitur i familjes ku ka ndodhur shpërthimi.


Togeri Shaban Osmanollaj, zyrtar për informim në Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka theksuar se Njësia e Specializuar e Antidrogës, bashkë me Njësinë Speciale, po kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi në fshatin Zhur.

Shpërthim në Zhur, vritet një polic e plagosen dy të tjerë
Lexo po ashtu Shpërthim në Zhur, vritet një polic e plagosen dy të tjerë

“Njësia e Specializuar e Antidrogës bashkë me Njësinë Speciale, të cilët po kryenin një urdhër kontrolli, bastisje, në një shtëpi në fshatin Zhur, në atë moment ka shpërthyer një mjet eksplodues i paidentifikuar dhe për fat të keq një polic ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kolegë të tjerë janë lënduar”.

“Aktualisht të lënduarit janë në Spitalin e Prizrenit, duke u trajtuar aktualisht nga emergjenca e spitalit. Gjithashtu edhe në shtëpinë ku kanë kryer bastisjen, është lënduar një fëmijë i moshës rreth 8 vjeçar, me lëndime të lehta”, ka thënë Osmanollaj.

“Policia derisa po kryenin kontrollin dhe bastisjen, aksidentalisht kanë hasur në mjetin shpërthyes, që fatkeqësisht ka pasur pasoja fatale. Ne kemi ndalur dhe arrestuar pronarin e shtëpisë, i cili edhe ka qenë personi i dyshimtë në këtë rast”, ka theksuar togeri Osmanollaj. /Telegrafi/