Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të ndërtuar në zonën e Liqenit të Badovcit.
Deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha, në një konferencë për media i ka bërë thirrje komunës së Prishtinës që të tregojnë se në cilën bazë ligjore është bazuar për dhënien e pëlqimit.
“Plani zhvillimor në këtë rast që është hartuar në vitin 2012 dhe që është miratuar në 2013 e adreson liqenin e Badovcit dhe komplet parkun e Gërmisë aktual në një zonë të përbashkët si park regjional me një status ligjor. Duke i përfshirë të dyja në një formë të barabartë. E dyta, përmes këtij plani natyrisht përcaktohet edhe zona, kufiri urban ku me ligjin e vjetër hartohet plani zhvillimor urban dhe këto i takojnë dokumenteve që janë hartuar në ligjin e vjetër që ka qenë në fuqi atë kohë. Dhe me planin zhvillimor urban zona n0ë fjalë për të cilën janë dhënë kushtet urbanistike dhe kushtet e ndërtimit, dhe synohet të ndërtohet është zonë jashtë kufirit urban që nënkupton se kufiri urban është zona ndërtimore potenciale në 10 vjetët e ardhshme dhe krejt zona që është jashtë këtij kufiri nënkuptohet si zonë pyjore, natyrore dhe nuk është e paraparë për ndërtim”, tha Hoxha.
Sipas saj, ka mungesë të dokumentacioneve të cilat i kanë ofruar ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Prishtinës rreth kësaj çështje.
Madje, ajo tha se në bazë të ligjit kushtet ndërtimore nuk i lëshon Ministria e Mjedisit, por Komuna e Prishtinës, e cila ende nuk ka arritur të krijojë një vizion të qartë se si do ta zhvillojë qytetin.
“Për tërë këto vite të qeverisjes nuk ka arritur të krijojë vizion të qartë se si do ta zhvillojë qytetin, për këto dy mandate qeverisëse nuk ka vizion, harta zonale është nisur që sa, ligji është miratuar në 2013, në 2014 vetëm sa ka hyrë në fuqi në 2020 ende nuk ka hartë zonale, se çka duhet bërë me qytetin e Prishtinës, në këtë rast edhe me liqenin e Badovcit”, tha ajo.
Ndërkaq, asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri kërkoi që sa më parë të thirret seanca e jashtëzakonshme komunale në të cilën do të diskutohet rreth mbrojtjes së Badovcit.
Ai i bëri thirrje Komunës së Prishtinës që të anulojë dhënien e pëlqimit për kushtet ndërtimore në zonën e liqenit të Badovcit.
“Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme është dorëzuar sipas procedurave të kërkuara në ligjet në fuqi. I bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që sa më parë të caktojë datën dhe orën e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në mbrojtje të liqenit të Badovcit. Thirrja e seancës së jashtëzakonshme ka për qëllim mbrojtjen e liqenit të Badovcit që është jetik për qytetarët e Prishtinës. Çdo tentim për të zhvilluar aktivitete afariste dhe banesore në afërsi të liqeni është i papranueshëm dhe nuk duhet të lejohet. Ftojmë kryetarin Shpend Ahmeti, drejtorin e Urbanizimit dhe drejtorinë e Inspeksionit që të anulojnë dhënien e pëlqimit për kushtet ndërtimore të lëshuara për ndërtim në afërsi të liqenit të Badovcit”, tha Ratkoceri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë