LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimet në Badovc, VV akuzon Komunën e Prishtinës dhe MMPH-në

Ndërtimet në Badovc, VV akuzon Komunën e Prishtinës dhe MMPH-në

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me dhënien e pëlqimit dhe lëshimit të kushteve të ndërtimit në zonën e liqenit të Badovcit kanë shkelur ligjin.

Asamblisti i LVV në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani ka ftuar ministrinë dhe komunën që ndalojnë ndërtimet në zonën e Badovcit.

“Komuna dhe ministria kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët në Badoc. Komuna dhe ministria kanë shkelur legjislacionin në fuqi. VV mbështet iniciativat qytetare për mbrojtjen e këtij liqeni. Lejimi i ndërtimit të shtëpive në afërsi të liqenit rrezikon ujin”, tha ai.

Të njëjtat akuza për Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Mjedisit e pati edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

“Komuna ka lëshuar kushtet e ndërtimit, kjo i bie që komuna i ka dhënë kompanisë mundësinë t’i plotësojë kushtet. Por në momentin kur kompania plotëson kushtet, komuna nuk ka mundësi që mos t’ia japë lejen e ndërtimit. Ne konsiderojmë se komuna nuk është dashur të lëshojë këto kushte. Ne jemi dëshmitarë se Prishtina dhe gjithë Kosova po përballet me mungesë të ujit, ministria hesht, ndërsa komuna lëshon kushtet ndërtimore”, tha ajo.

Edhe Pacolli ftoi ministrinë dhe komunën që ndalojnë ndërtimet në zonën e Badovcit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori