Një këshilltar i presidentit iranian Hassan Rouhani mbrëmë hodhi një aluzion trishtues të një sulmi ndaj pasurive të presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e komandantit ushtarak Qassem Soleimani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hesameddin Ashena ndau një link me një artikull të Forbes ku renditën të gjitha pronat e Donald Trump në New York, hotelet dhe vendpushimet e tij në të gjithë Amerikën dhe jo vetëm.
Lista përfshinte vendpushimin Mar-a-Lago në Florida, ku presidenti po qëndronte kur urdhëroi sulmin ndaj Soleimani, si dhe hotelet në Uashington dhe Las Vegas dhe kullën e tij të New York.
Irani tashmë ka kërcënuar Shtëpinë e Bardhë dhe këshilltari i Rouhani deklaroi dje se problemi i vetëm i Teheranit është Trump, e jo populli amerikan – duke hedhur një aluzion tjetër të një hakmarrjeje të drejtpërdrejtë ndaj tij.
Autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
Teherani është betuar për hakmarrje për vdekjen e Soleimani dhe dje njoftoi se po braktiste marrëveshjen e vitit 2015 rreth zhvillimit të armëve bërthamore.
— Hesameddin Ashena (@hesamodin1) January 5, 2020
Ndërkohë, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei është parë sot duke qarë mbi arkivolin e Soleimani ndërsa qindra mijëra iu bashkuan një marshi funerali në Teheran.
Ndërsa duke folur para turmave, vajza e komandantit ushtarak Zeinab deklaroi se ‘familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët e tyre duke pritur për vdekjen e fëmijëve të tyre’.
Trump ka kërcënuar hakmarrjen e tij nëse Irani godet objektivat e SHBA, duke paralajmëruar një ‘përgjigje joproporcionale’ duke përfshirë vendet kulturore.
Gjithashtu, ai gjatë ditës ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare