Autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.
Siç thuhet më tej, aty është thënë se një dollar amerikan do të depozitohej për çdo iranian në vend, me paratë e gatshme që do të ofroheshin për këdo që do të vriste presidentin e SHBA-së.
“Irani ka 80 milionë banorë. Bazuar në popullsinë iraniane, ne duam të mbledhim 80 milionë dollarë që është një shpërblim për ata që qëllojnë kokën e presidentit Trump”, sipas en24.
Soleimani, komandanti kryesor ushtarak i Iranit, u vra të premten në një sulm me dron të SHBA-së në aeroportin e Baghdatit.
Soleimani ishte arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit jashtë vendit si kryetar i Forcave Quds të Gardës Revolucionare.
Dhe një sulm i tillë, siç vlerësohet tutje, nxori në pah armiqësinë midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Ndryshe, përveç kërcënimit për “kokën e presidentit Trump”, deputeti iranian Abolfazl Aboutorabi kërcënoi të sulmonte “zemrën e politikës amerikane”.
“Ne mund të sulmojmë vetë Shtëpinë e Bardhë, mund t’u përgjigjemi atyre në tokën amerikane”, citohet të ketë thënë ai, sipas Iranian Labour News Agency.
Gjithashtu, gjatë një seance të hapur të parlamentit në Teheran, presidenti Trump u quajt një “terrorist me një kostum”, pasi ai kërcënoi të godiste me forcë 52 caqe iraniane nëse Teherani sulmon amerikanët ose pasuritë e SHBA-së.
Por, kërcënimet nuk kanë munguar as nga udhëheqësi i lartë, Ayatollah Ali Khamenei, i cili premtoi të premten se Irani do të kërkojë hakmarrje të ashpër për vdekjen e komandantit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre