LAJMI I FUNDIT:

Votohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Votohet buxheti i Komunës së Gostivarit

Propozim-buxheti i Komunës së Gostivarit sot në mbledhjen të këshillit u votua unanimisht.


Gjatë vitit të ardhshëm buxheti komunal do të jetë 18.6 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar ka rritje prej 11%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e buxhetit rreth 690 milionë denarë është për paga dhe shtesa në sektorin e arsimit, çerdgeve, Njësisë kundër zjarrit dhe administratës kominale. Për vitin 2020 janë paraparë investime kapitale ku tejkalohen tre milionë euro.

Pushteti komunal planifikon të ndërtojë rrugë lokale në qytet dhe fshatra, kanalizime dhe ujësjellës. Me buxhetin e ri është paraparë të investohet edhe në mjedisin jetësor me 3.6 milinë denarë, për kulturë tre milionë ndërsa për sportin nëntë milionë denarë./Telegrafi/