LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Bale mund të jetë sërish vendimtar, unë llogaris në të

Zidane: Bale mund të jetë sërish vendimtar, unë llogaris në të

Gareth Bale ishte pika kryesore e bisedimeve në konferencën për shtyp sot (e premte) të Zinedine Zidane, pas festimit kontrovers të sulmuesit me një flamur që renditi përparësitë e tij si Uellsi, Golfi dhe më pas Real Madridi.

Trajneri francez nuk dëshironte të përfshihej shumë në polemika dhe është i prirur të përqendrohet në futboll dhe në përkrahje të Bale.


“Kur u kthye, unë i fola ashtu si unë me të gjithë lojtarët. Ne folëm për çështje në fushë, jo për çështjet jashtë fushës”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë.

Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin
Lexo po ashtu Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin

“Ai ndjehet mirë dhe ka stërvitur normalisht. Mendoj se është bërë shumë zhurmë rreth gjestit të Bale, por ajo që duhet të bëjmë është përqendrimi në futboll”.

“Unë po shikoj vetëm anën sportive të gjërave, jo ato që thuhet jashtë klubit. Ajo që thuhet jashtë nuk më intereson”.

“Kur shikoni se çfarë ka bërë ai gjatë kohës së tij këtu, tifozët duhet të jenë me të. Njerëzit që me të vërtetë ndjejnë ngjyrat e Real Madridit duhet të jenë me Bale”.

Festoi duke përqeshur Real Madridin, Bale shpëton pa u ndëshkuar nga Zidane
Lexo po ashtu Festoi duke përqeshur Real Madridin, Bale shpëton pa u ndëshkuar nga Zidane

“Mendoj se ai mund të jetë përsëri një lojtar vendimtar dhe mendoj vetëm për këtë”.

“Unë jam duke llogaritur te Bale, kjo nuk është asgjë e re”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori