LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri dhe Varrosi publikojnë këngën e re “Ring ring”

Dafina Zeqiri dhe Varrosi publikojnë këngën e re “Ring ring”
Foto: Dafina Zeqiri/Varrosi/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka sjell së fundmi një bashkëpunim me reperin e labelit OTR, Varrosi.

“Ring ring” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike nën rrymat RnB dhe hip-hop.


Vija melodike është realizuar nga vet Dafina dhe Varrosi, gjersa po të njëjtët kanë shkruar edhe tekstin – secili pjesën e tij.

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.

Ky projekt i pason këngëve të shumta që Dafina ka sjell këtë vit, të cilat kanë rezultuar thuajse të gjitha të suksesshme. /Telegrafi/