LAJMI I FUNDIT:

Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

Pentagoni ka publikuar pamjet ku shihet operacioni ushtarak për kapjen e liderit të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi. Gjenerali Kenneth F. McKenzi Jr, që ishte në krye të komandës ka publikuar pamjet gjatë një konference për gazetarë në Pentagon.

McKenzie ishte komandant i operacionit ushtarak të njësisë elitare Delta Force, që u vërsulën në aksion të shtunën në veriperëndim të Sirisë, ku si rezultat Baghdadi përfundoi i vdekur pasi hodhi veten në erë me jelek të mbushur me lëndë shpërthyese, vetëm dhe vetëm që ta shmang kapjen, transmeton Telegrafi.


"Thesari" i fshehur i ISIS-it, njëri nga njerëzit e besueshëm të Baghdadit pranon se kishin "varrosur" 25 milionë dollarë në shkretëtirën e Irakut
Lexo po ashtu "Thesari" i fshehur i ISIS-it, njëri nga njerëzit e besueshëm të Baghdadit pranon se kishin "varrosur" 25 milionë dollarë në shkretëtirën e Irakut

Gjenerali amerikan tha se Baghdadi mbyti edhe dy djemtë e tij të vegjël në shpërthimin që shkatërroi edhe bunkerin nëntokësor, brenda të cilit fshihej. Sipas tij, që të dy djemtë ishin nën moshën 12-vjeçe.

“Baghdadi ishte objektiv i forcave të sigurisë për ta kapur dhe sjell para drejtësisë, por gjithçka ndryshoi derisa po i afroheshim lokacionit ku ai po fshihej. Kishim informata se ku po fshihej kështu realizuam një operacion ushtarak të menduar deri në detajin më të vogël, duke nisur në aksion njësinë e specializuar për misione të tilla”, ka deklaruar McKenzie.

Videoja e parë e publikuar të mërkurën shfaq helikopterët që gjuajnë në drejtim të personave që refuzonin të dorëzoheshin, derisa forcat speciale amerikane po i afroheshin lokacionit.

Përfundoi si Osama Bin Ladeni, ushtria amerikane varros trupin e Baghdadit në det
Lexo po ashtu Përfundoi si Osama Bin Ladeni, ushtria amerikane varros trupin e Baghdadit në det

Në videon tjetër shihen pjesëtarët e Delta Force duke iu afruar lokacionit duke iu afruar nga të dyja anët, ata madje kishin përdorur taktika dhe pajisje speciale për të hapur një vrimë në mur, për t’u futur më pas së bashku me qentë e njësitit ushtarak K-9.

McKenzi gjithashtu bëri të ditur se pasi Delta Force u futën në objekt dhe i bastisën personat duke u kërkuar armë apo mjete shpërthyese, e pas operacionit ushtarak janë liruar. Ai pranoi se të gjithë personat janë trajtuar sipas rregullave, përfshirë këtu 11 fëmijë që ishin brenda.

Publikohen pamje të reja të vendit ku ishte fshehur dhe vrarë lideri i ISIS-it, aty kishin mbetur vetëm rrobat, dyshekët dhe bunkeri i shembur
Lexo po ashtu Publikohen pamje të reja të vendit ku ishte fshehur dhe vrarë lideri i ISIS-it, aty kishin mbetur vetëm rrobat, dyshekët dhe bunkeri i shembur

“Pavarësisht natyrës së dhunshme të operacionit ushtarak, njësia e specializuar për operacione të tilla ka bërë përpjekje maksimale që mos ketë pasoja në civilë dhe të mbrojë fëmijët që dyshonim se ishin brenda objektit”, ka shtuar ai.

Pesë anëtarët e ISIS që ishin brenda objektit kishin rezistuar dhe refuzuar të dorëzohen duke i qëlluar trupat amerikane, që si kundërpërgjigje arritën t’i vrasin të pestit. Katër prej tyre ishin femra dhe njëri mashkull.

Nga nisja e njësive elitare Delta Force dhe Rangers deri të kapja e Baghdadit, pamje që tregojnë se Trump vëzhgoi operacionin ushtarak "Obliteration" nga ekrani
Lexo po ashtu Nga nisja e njësive elitare Delta Force dhe Rangers deri të kapja e Baghdadit, pamje që tregojnë se Trump vëzhgoi operacionin ushtarak "Obliteration" nga ekrani

E derisa operacioni ushtarak po i afrohej fundit, Baghdadi ishte futur në një bunker nëntokësor duke përdorur dy djemtë e tij si mburojë. Por, kur e kuptoi se nuk ka nga t’ia mbajë aktivizoi lëndën shpërthyese të montuar në jelekun që e kishte veshur – duke hedhur veten në erë së bashku me dy djemtë.

Pentagoni ka bërë të ditur se asnjë anëtar i njësisë Delta Force nuk është vrarë përfshirë këtu edhe qenin që ishte vërsulur për të kapur Baghdadin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori