LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi si Osama Bin Ladeni, ushtria amerikane varros trupin e Baghdadit në det

Përfundoi si Osama Bin Ladeni, ushtria amerikane varros trupin e Baghdadit në det

Trupi i liderit të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, është “varrosur” në det nga ushtria amerikane vetëm pak orë pas vdekjes së tij.

Sipas gjeneralit amerikan Mike Milley, gjymtyrët e tij që i kanë shpëtuar shpërthimit, janë varrosur në det dhe gjithçka është kryer me kujdes dhe sipas ligjeve, transmeton Telegrafi.

“Gjymtyrët e tij janë varrosur në det në mënyrën e duhur”, ka shtuar gjenerali amerikan.

Publikohen pamje të reja të vendit ku ishte fshehur dhe vrarë lideri i ISIS-it, aty kishin mbetur vetëm rrobat, dyshekët dhe bunkeri i shembur
Lexo po ashtu Publikohen pamje të reja të vendit ku ishte fshehur dhe vrarë lideri i ISIS-it, aty kishin mbetur vetëm rrobat, dyshekët dhe bunkeri i shembur

Edhe pse nuk janë dhënë detaje për këtë, mediat botërore raportojnë se varrimi i tij është kryer në mënyrën e njëjtë sikurse në rastin e Osama Bin Laden.

Duke folur për dëshmitë për likuidimin e liderit të ISIS-it, gjenerali premtoi se do të publikojë fotografi dhe video të operacionit ushtarak në momentin që ato cilësohen si të deklasifikuara.

Ai gjithashtu shtoi se forcat speciale në Idlib kanë arrestuar dy persona që tani janë nën juridiksionin e SHBA-ve. Milley pranoi se gjatë operacionit ushtarak janë sekuestruar disa materiale, duke refuzuar të zbulojë detaje.

Gjenerali tha se Washingtoni gjatë kohës sa po zhvillohej operacioni ishte koordinuar me ushtrisë e vendeve tjera, kurse presidenti amerikan Donald Trump menjëherë kishte njoftuar opinionin se është likuiduar Baghdadi në Siri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori