Pranim fajësie për barrikadat në veri - njëri dënohet me 1 vit, tjetri me 9 muaj burgim

Dy serbët që pranuan fajësinë për rastin e barrikadave në veri të Kosovës, Dushan Dobraq dhe Millosh Radosavljeviq, pasi u shpallën fajtorë, janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata, me vendim të gjyqtarit Rrahman Beqiri, dënoi Dushan Dobraq me 12 muaj burgim, ndërsa Millosh Radosavljeviq me 9 muaj burgim.
Të akuzuarit u dënuan për kryerjen e veprës penale “Bashkim për veprimtari kundër rendit kushtetues”.
Gjyqtari Rrahman Beqiri, në emër të Gjykatës, bëri të ditur vendimin për të akuzuarit.
“Të akuzuarit Milosh Radosavljeviq – për pikën 1: i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh. Për pikën 2: i shqipton dënim me gjobë... dënim me burgim prej 6 muajsh...Të akuzuarit Millosh Radosavljeviq, Gjykata i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 muajve”, tha ai.
Sipas vendimit të Gjykatës, dënimi do të ekzekutohet brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 10 qershor 2026 ka ngritur ndaj Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Dobrac, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq, për vepra penale kundër rendit kushtetues- saktësisht barrikadimin e rrugëve më 2022 në Komunën e Zveçanit. Aktakuza thotë se grupi kriminal u udhëhoq nga Milan Radoiçiq. /KP/








































