LAJMI I FUNDIT:

Eto’o kujton fjalët që ia tha Vieiras për Messin në vitin 2005

Eto’o kujton fjalët që ia tha Vieiras për Messin në vitin 2005
Samuel Eto'o dhe Lionel Messi (Foto: Bagu Blanco/Getty Images/Guliver)

Ka kaluar shumë kohë prej se nisi rrugëtimi i Lionel Messit drejt suksesit, ndërsa Samuel Eto’o ishte ndër të parët që e vërejti potencialin e tij.

Sulmuesi kamerunas ka pasur mundësinë të luajë me superyllin argjentinas te Barcelona që nga fillet e tij deri kur u largua nga Camp Nou në vitin 2009 dhe nënshkroi për Interin.


Të gjitha lajmet nga Lionel Messi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Prandaj, kur 37-vjeçari kishte biseduar me Patrick Vieiran në lidhje me Messin, nuk kishte bërë shaka. Duke folur për dokumentarin “Take the Ball, Pass the Ball”, Eto’o e ka kujtuar çfarë i kishte thënë Vieiras (që asokohe luante për Juventusin) para ndeshjes për Trofeun Joan Gamper të viti 2005.

“Një ditë do të duket sikur secili lojtar që ka qenë para Messit, ka luajtur një sport tjetër”, ishin fjalët e kamerunasit, transmeton The Guardian.

Të mëdha ishin edhe fjalët e trajnerit të atëhershëm të Juves, Fabio Capello, pas asaj përballjeje (citon Goal): “Në gjithë jetën time, asnjëherë nuk kam parë një lojtar me cilësi dhe personalitet të tillë në moshë aq të re, sidomos duke bartur fanellën e rëndë të një prej klubeve më të mëdha në botë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori