LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Në janar të këtij viti trajneri i Barcelonës, Xavi, kishte tronditur të gjithë pas vendimit që mori për të dhënë dorëheqje nga posti i tij në fund të sezonit.

Megjithatë, tekniku spanjoll tashmë ka ndryshuar mendjen e tij dhe ka vendosur të vazhdojë aventurën me blaugranasit, pasi mori disa garanci nga klubi lidhur me transferimet që do të bëhen.


Qëndrimi i Xavit aq sa mund të ketë efekt pozitiv për klubin në përgjithësi dhe tifozët e saj, padyshim që kjo nuk do të jetë një lajm aq i mirë për disa prej lojtarëve, të cilët kanë vuajtur mungesën e minutave nën urdhrat e tij.

Frenkie de Jong

Ani pse Xavi shpesh e cilëson holandezin si një ndër mesfushorët më të mirë në botë, spanjolli duket se dëshiron që klubi të transferojë një mesfushor defanziv dhe kjo mund të ketë një ndikim serioz në të ardhmen e De Jongut në klub.

Jules Kounde

Barcelona shumë afër transferimit të mesfushorit 30-vjeçar të Real Betisit
Lexo po ashtu Barcelona shumë afër transferimit të mesfushorit 30-vjeçar të Real Betisit

Kishte një kohë kur francezi kishte paralajmëruar dëshirën e tij për të luajtur si qendërmbrojtës. Teksa ai ka shkëlqyer në krahun e djathtë së fundmi, nuk ka ndonjë garanci se ai nuk do t’ia bëjë këtë kërkese Xavit përsëri.

Joao Felix

Xavi faktikisht nuk dëshiroi që Barcelona ta huazonte sulmuesin portugez. Në mes të sezonit, trajneri nuk ishte i lumtur me angazhimin e portugezit, por Felix u përmirësua pastaj, megjithatë kjo nuk mjaftoi që ai të fitonte një fanellë titullari.

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman
Lexo po ashtu Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Vitor Roque

Sulmuesi brazilian ka për synim që të qëndrojë tek Barcelona pa marrë parasysh, por Xavi nuk po i jep atij hapësirat e duhura dhe e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe sezonin e ardhshëm për 19-vjeçarin.

Sergino Dest

Reprezentuesi amerikan e tha qartë: Nëse Xavi qëndron tek Barcelona, ai nuk e sheh të ardhmen e tij në klub, kështu që pas vendimit të spanjollit për të qëndruar, mund të thuhet se Dest nuk do ta veshë më fanellën e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Serie A
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Kalo në kategori