LAJMI I FUNDIT:

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi mirëpriten në Prishtinë, aktori turk shpallet ambasador i Ministrisë së Kulturës

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi mirëpriten në Prishtinë, aktori turk shpallet ambasador i Ministrisë së Kulturës
Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Aktori i mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi, të mërkurën qëndruan në Prishtinë.

Ata janë mirëpritur gjatë paradites në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ministri ende në detyrë i kësaj ministrie, Kujtim Gashi.


Të pranishëm në takimin e zhvilluar në zyrën e ministrit ishin edhe kabineti i tij, si dhe delegacioni turk.

Takimi i zhvilluar mes çiftit Sayisman, delegacionit turk dhe ministrit Kujtim Gashi në Ministrinë e Kulturës (Foto: Telegrafi)

Arsyeja e këtij bashkëpunimi ka qenë një marrëveshje e nënshkruar mes MKRS-së dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

Lidhur me këtë, Kujtim Gashi u shpreh i gatshëm për realizimin e këtyre projekteve.

“Aktori Tolgahan qëndron këto ditë në Kosovë me ftesën time, me arsyen dhe qëllimin për mundësitë e bashkëpunimit, duke pasur parasysh që Kosova ka pasur një progres jashtëzakonisht të madh këto dy vite në zhvillimin e kulturës, veçanërisht në ato të kinematografisë. Besoj që Tolgahan do të jetë një emër i njohur që do të kontribuojë në këtë bashkëpunim”, u shpreh Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

Ai ka theksuar se ky bashkëpunim, pritet të zhvillohet tani e tutje.

Takimi i zhvilluar mes çiftit Sayisman, delegacionit turk dhe ministrit Kujtim Gashi në Ministrinë e Kulturës (Foto: Telegrafi)

“Projektet janë nënshkruar që dy vjet, por, tashmë është koha që t’i jetësojmë këto projekte. Tolgahan do të jetë Ambasador Nderi dhe do jemi të gatshëm që të punojmë në këto projekte duke filluar nga tani dhe muajt në vazhdim”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, vet aktori Sayisman, i cili është i martuar me modelen shqiptare, Almeda Abazi, u shpreh tejet i lumtur që iu bë një prijte e tillë në Kosovë, aq më tepër referuar faktit që gjysma e familjes së tij është shqiptare.

Arbnora Ademaj mori vëmendje me paraqitjen atraktive në takimin e "Çënarit" me Ministrin Gashi
Lexo po ashtu Arbnora Ademaj mori vëmendje me paraqitjen atraktive në takimin e "Çënarit" me Ministrin Gashi

“Kam ardhur me ftesën e Ministrit të Kulturës sot këtu, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, herën e fundit kam qenë para katër viteve edhe atëherë ka pasur shumë interes ndaj meje. Javën e kaluar është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Turqisë dhe Kosovës. Ftesa që më është bërë mua që të vijë pas nënshkrimit të marrëveshjes në cilësinë e ambasadorit kulturor mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, ka thënë aktori turk Sayisman.

Aktori i mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Pjesë e delegacionit turk ishin edhe disa figura të tjera, ndër to edhe modelja e njohur Arbnora Ademaj, e cila së funmdi ka nisur karrierë në Turqi, duke u bërë protagoniste e disa projekteve kinematografike atje. /Telegrafi/

Bukuroshja Arbnora Ademaj pjesë e takimit të zhvilluar mes çiftit Sayisman, delegacionit turk dhe ministrit Kujtim Gashi në Ministrinë e Kulturës (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori