LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë ekipet më të vlefshme në botë momentalisht – City i pari, Barcelona e treta dhe Juventusi i teti

Dhjetë ekipet më të vlefshme në botë momentalisht – City i pari, Barcelona e treta dhe Juventusi i teti

Faqja e njohur sportive ESPN ka publikuar listën e dhjetë ekipeve më të vlefshme momentalisht në botë, ku listën i prin Manchester City.

Viteve të fundit është investuar shumë nga klubet evropiane të futbollit, duke shpenzuar shifra të çmendura për transferime.


Megjithatë, disa klube kanë bërë transferime të qëlluara dhe disa tjera jo, duke ndikuar kështu në vlerën e ekipit.

Vlera e 32 klubeve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve është 16 miliardë euro
Lexo po ashtu Vlera e 32 klubeve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve është 16 miliardë euro

Faqja e njohur sportive ESPN ka publikuar listën e dhjetë ekipeve më të vlefshme momentalisht në botë.

Lista e tyre thuhet se është marr nga të dhënat e faqes së specializuar së transferimeve Transfermarkt.

Man City është ekipi më i vlefshëm në botë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në vendin e parë si ekipi më i vlefshëm në botë është Manchester City 1.1 miliard funte apo 1.23 miliard euro, ndërsa ndiqet nga Real Madridi që ka vlerë 1.19 miliard euro.

Vendi i tretë mbahet nga Barcelona me vlerë 1.14 miliard euro, vendi i katërt nga Liverpooli me vlerë 1.07 miliard euro, ndërsa vendi i pestë i takon Paris Saint-Germain me 1.06 miliard euro.

Formacioni më i shtrenjtë në histori me Maguiren si pjesë e tij: Kjo 11-she e kalon shifrën e 1 miliard eurove dhe ka disa befasi brenda
Lexo po ashtu Formacioni më i shtrenjtë në histori me Maguiren si pjesë e tij: Kjo 11-she e kalon shifrën e 1 miliard eurove dhe ka disa befasi brenda

Në vend të gjashtë renditet Tottenhami me vlerë 982 milionë euro, vendi i shtatë nga Bayern Munichu me vlerë 869 milionë euro, teksa në vend të tetë renditet Juventusi me vlerë 867 milionë euro.

Vendi i nëntë i takon Atletico Madridit me vlerë 821 milionë euro, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Chelsean që ka vlerë prej 778 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori