LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat nga ndeshja Kosovë – Çeki: Koreografia fantastike, lëndimi i Dardanëve pas golit të dytë, Nuhiu e Ujkani në rolin e trajnerit dhe leja e speciale që morën Rashica e Kryeziu

Prapaskenat nga ndeshja Kosovë – Çeki: Koreografia fantastike, lëndimi i Dardanëve pas golit të dytë, Nuhiu e Ujkani në rolin e trajnerit dhe leja e speciale që morën Rashica e Kryeziu

Kosova ka shënuar fitoren e dytë në kampanjën kualifikuese të Euro 2020.

Dardanët kanë triumfuar me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke, që shënuan me Patrik Schick, ndërsa golin e ish-sulmuesit të Romës e bënë të pavlefshëm Vedat Muriqi e Mërgim Vojvoda.


Telegrafi si gjithnjë ka menduar për lexuesit e saj që tua sjell prapaskenat e kësaj sfide.

Nga çmimi special për Enis Alushin, tek koreografia e dardanëve e leja e veçantë që morën Milot Rashica e Hekuran Kryeziu për ta parë këtë takim.

Çmim special për ish-mesfushorin e Kosovës, Enis Alushin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ndau një çmim special për kontributin e dhënë ish-mesfushorit Enis Alushi para fillimit të ndeshjes.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur Alushin për kontributin e dhënë me fanellën e Kosovës.

Koreografia fantastike e Dardanëve

Tifo grupi i Kosovës, Dardanët kishin përgatitur një koreografi të mrekullueshme për këtë takim.

Pak çaste para se të startonte ndeshja, Dardanët shpalosën koreografinë e tyre ku ishte sulmuesi Flamur Kastrati me flamur të Kosovës, ndërsa anash shkruhej ‘Të patrembur, të pamposhtur”.

Mënyra e veçantë për ta parë ndeshjen pa paguar biletë

Stadiumi Fadil Vokrri zë vetëm 13 mijë tifozë edhe pse ishin bërë mbi 1,8 milionë kërkesa ‘online’ për ta blerë një biletë.

Por rreth 150 tifozë kishin zgjedhur një mënyrë tjetër për ta shikuar ndeshjen pa paguar biletë, duke qëndruar mbi pallatin e Rinisë.

Si gjithmonë, në minutën e nëntë i gjithë stadiumi në këmbë

Sa herë që Kosova luan ndeshjet si vendas, në minutën e nëntë i gjithë stadiumi ngritët në këmbë për ta nderuar legjendën Fadil Vokrri.

Nuk munguan gjatë gjithë kohës thirrjet për ish-presidentin e ndjerë të FFK-së nga tifozët e pranishëm.

Ankesat e ashpra të Challandes tek gjyqtari i katërt

Futbollistët mysafirë luanin ashpër që nga fillimi i ndeshjes dhe një ndërhyrje e Soucek ndaj Celinës ishte më e ashpër në mesfushë.

Kjo mjaftoi që Bernard Challandes të reagoj ashpër tek gjyqtari i katërt duke u ankuar për lojën e pisët të mysafirëve.

Tifozët çek të ndarë në dy pjesë të stadiumit

Rreth 200 tifozë mysafir ishin të pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri.

Por si rrallë herë më parë, në këtë takim tifozët mysafirë ishin në dy pjesë, shumica e tyre ishin të vendosur në veri të stadiumit, ndërsa dhjetëra tifoz çek ishin në Perëndim.

Tifozët çek nuk dëgjoheshin nga kosovarët

Disa herë gjatë ndeshjes tifozët çek tentuan t’i përkrahin futbollistët e tyre, por sa herë që fillonin thirrjet për ekipin e tyre kombëtar, tifozët kosovarë i vërshëllenin për mos tu dëgjuar mysafirët.

Rashica e Kryeziu morën leje speciale nga klubet e tyre për ta përkrahur Kosovën

Kosova ishte e hendikepuar në këtë përballje pa pesë futbollistë të rëndësishëm si Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Arbër Zeneli e Benjamin Kololli për shkak të lëndimeve.

Por Rashica dhe Kryeziu kishin marrë leje speciale nga klubet e tyre Werder Bremen e Zurich për të udhëtuar drejt Prishtinës.

Dy yjet e Kosovës kishin emocione jashtëzakonisht të mëdha gjatë gjithë ndeshjes dhe qëndronin në këmbë në zonën VIP.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kryeziu dhe Rashica zbritën në fushë për t’iu bashkuar festës dhe për t’i uruar shokët për fitoren më të rëndësishme deri më tani.

Dardanët u lënduan pas golit të dytë

Ishte minuta e 67-të e ndeshjes kur Mërgim Vojvoda shënoi golin e dytë dhe stadiumi Fadil Vokrri ishte në trans.

E pas këtij goli, disa tifozë të grupimit Dardanët mbetën të lënduar nga festa e madhe.

Gjithsesi intervenuan sigurimi dhe mjekët, por që asgjë nuk ishte serioze.

Goli i fitores bëri që lëndimet të harrohen.

Pasimet perfekte të Hadergjonajt me Berishën që çmendën tifozët

Ishte minuta e 77-të kur Florent Hadergjonaj dhe Valon Berisha nga mbrojtja në sulm dolën duke pasuar me njëri tjetrin.

Mesfushori çek Masoposut u detyrua të bëjë ndërhyrje të palejueshme në Berishën për ta ndalë aksionin e ‘Dardanëve’.

E për këto pasime të bukura të Hadergjonajt e Berishës në krahun e majtë, ngritën në këmbë gjithë tifozët e pranishëm që pafund i duartrokitën dyshen kosovare.

Çekia shtoi sulmet në fundin e ndeshjes gjë që ishin pranë golit në minutën e 85-të, por topin nga vija fatale e largoi Fidan Aliti. Të njëjtën gjë në dy raste e kishte bërë edhe Florent Hadergjonaj në pjesën e dytë.

Nuhiu dhe Ujkani në rolin e trajnerit

Kur po luheshin minutat shtesë, të gjithë ishin në ethe pasi mezi prisnin fundin e takimit.

Të gjithë në bankën e Kosovës ishin në këmbë dhe prisnin vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit holandez Makkelie.

Ndërkohë dy lojtarët më të vjetër të ekipit, Samir Ujkani dhe Atdhe Nuhiu u afruan afër vijave anësore dhe i jepnin instruksione shokëve të skuadrës në fushë.

Nuk u dukshin keq në rolin e trajnerit, ndoshta pas pesë apo gjashtë viteve mund edhe të drejtojnë!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori