LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një 23 vjeçar në burgun e Dubravës

Gjendet pa shenja jete një 23 vjeçar në burgun e Dubravës
Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

KMDLNj ka bërë të ditur se një i burgosur 23 vjeçar nga Vushtrria, është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

“Sipas informatave të KMDLNj-së një i dënuar përkatësisht F. I 23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë. I ndjeri, në vujatje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga data 9 janar 2019.


Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellur urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi ndërkaq në ora 20: 45 konstatohet se nuk ka shenja jete.

Gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me ç’rast ka deklaruar se e mendon vetëvarjen prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vujatjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria.

“KMDLNj kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme rrethanore që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I..

KMDLNj kërkon që të përforcohet profesionalisht edhe materialisht Shërbimi Shëndetsorë i Burgjeve që të evitohen këso raste në të ardhmen”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori