LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Ronaldos pas zgjedhjes së Messit ‘sulmuesi i vitit’ nga UEFA i thotë të gjitha, fytyra e portugezit bëhet virale

Reagimi i Ronaldos pas zgjedhjes së Messit ‘sulmuesi i vitit’ nga UEFA i thotë të gjitha, fytyra e portugezit bëhet virale

Fytyra e Cristiano Ronaldos kur Lionel Messi fitoi çmimin e UEFA-s për sulmuesin më të mirë të vitit ishte një pamje absolute dhe i ka bërë njerëzit të flasin shumë në mediat sociale.

Asnjëri nga dy lojtarët më të mirë në botë nuk fitoi çmimin e ‘Lojtarit më të mirë’ të vitit nga UEFA, pasi ky çmim u mor nga mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk duke u bërë mbrojtësi i parë që fitoi çmimin.


Por, Messi, i cili shënoi 51 gola për klubin dhe vendin gjithashtu u nderua me çmim nga UEFA, duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i vitit nga UEFA.

Lionel Messi, sulmuesi i vitit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Lionel Messi, sulmuesi i vitit në Ligën e Kampionëve

Dhe kur u tërhoq nga skena pasi mori trofeun e tij dhe tha disa fjalë, shumë prej tyre panë reagimin në fytyrën e Ronaldos.

Sidoqoftë, për të qenë i drejtë me superyllin portugez, ai ia zgjati dorën e urimit fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, edhe pse nuk ishte i kënaqur shumë kur ai fitoi çmimin para tij.

Më vonë, Ronaldo e ftoi Messin për darkë dhe tregoi se ka një respekt të jashtëzakonshëm mes tyre kur foli për dyshen që ndau një skenë për 15 vjet.

https://twitter.com/_valkiing/status/1167121021398335489

“E ndava skenën me të (Messin) për 15 vjet”, ka thënë fillimisht Ronaldo në ceremoni.

“Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë në futboll – dy njerëz të njëjtë të jenë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që kemi një marrëdhënie të mirë – nuk kemi darkuar së bashku akoma, por shpresoj që do ta bëjmë në të ardhmen”.

Bashkëbisedimi i ngrohtë mes dy ikonave të futbollit botëror, Ronaldo: Nuk kemi ngrënë darkë së bashku, por e shtyjmë njëri tjetrin përpara
Lexo po ashtu Bashkëbisedimi i ngrohtë mes dy ikonave të futbollit botëror, Ronaldo: Nuk kemi ngrënë darkë së bashku, por e shtyjmë njëri tjetrin përpara

“Ne kemi atë garë mes vete, ai më shtyu dhe unë e shtyva atë gjithashtu të bënte më mirë”.

“Është mirë të jesh pjesë e historisë së futbollit. Unë jam atje, dhe natyrisht, edhe ai është po ashtu”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/