LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje interesante në Ipko Superligë, vëmendja në Gjilan

Tri ndeshje interesante në Ipko Superligë, vëmendja në Gjilan

Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj ditën e diel me tri ndeshje të tjera të javës së parë.

Ditën e sotme do të zbarkojnë gjashtë skuadra të tjera në fushë për të nisur edicionin e ri në Ipko Superligën e Kosovës.


Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të pres Ferizajn.

Ish-kampioni i Kosovës është përforcuar dukshëm dhe ka për synim ta nis kampionatin me fitore.

Në anën tjetër edhe Ferizaj nuk ka qëndruar duarkryq pasi është skuadra më e përforcuar dhe ka në radhët e veta trajnerin Bekim Isufi.

Ky takim do të gjykohet nga Fatmir Tahiri me ndihmësit, Benon Këpuska e Besnik Morina.

Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Gjilanin e shumë përforcuar.

‘Minatorët’ janë skuadra me më së paku përforcime vetëm katër, ndërsa Gjilani do t’i ketë 13 futbollistë debutues këtë kampionat.

Ndeshja e tretë e ditës së sotme do të zhvillohet pas një kohe të gjatë në Klinë.

Dukagjini i rikthyer në elitën e futbollit kosovar është nikoqir i Ballkanit të Ismet Munishit.

Të trija takimet fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori