LAJMI I FUNDIT:

Një klip mesatar i këngëtareve shqiptare censurohet në +18 në Rusi!

Një klip mesatar i këngëtareve shqiptare censurohet në +18 në Rusi!
Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja shqiptare me sukses ndërkombëtar, Era Istrefi, së fundmi publikoi klipin e saj më të ri me reperin e famshëm rus, Eldzhey.

Kënga e tyre “Sayonara Детка” është pritur mirë nga mijëra fansa edhe kur ishte e publikuar vetëm në versionin audio, teksa dyshja menduan ta sjellnin së fundmi për publikun edhe në anën vizuale.


Mirëpo ajo çfarë ra në syrin e shikuesve të këtij klipi në YouTube, ishte fakti se Era dhe reperi rus ishin detyruar të shkruanin +18 në titullin e videos, kjo për shkak se duhej bërë me dije që klipi nuk preferohej për personat nën moshën 18 vjeçare.

E krejt kjo duket të ketë ndodhur për shkak se klipi është publikuar në kanalin zyrtar të Saynara Boy në Rusi – shtet ky në të cilin ka censurë mediatike dhe sociale.

Era u shfaq mjaft atraktive dhe provokuese në këtë klip, por nuk ishte zhveshja e saj më e madhe ndonjëherë apo paraqitja më eksplicite që ka pasur në ndonjë klip – me pak fjalë mund të quhet një klip i skenave mesatare që shfaqin shumica e femrave në estradën shqiptare.

Disa nga skenat provokuese të Era Istrefit në klipin e ri “Sayonara Детка” (Foto: Era Istrefi/Instagram)

Por pavarësisht të gjithave, censura e shtetit rus nuk e lejon që një klip me përmbajtje të tilla, të jetë i disponueshëm për të gjithë popullatën dhe të mos paralajmërohet paprapakisht përmbajtja e tij.

Ndërkohë që në trevat shqiptare, mund të shohim shumë këngëtare me skena eksplicite apo reperë me fjalor të pisët, që pavarësisht përmbajtjes së papërshtatshme që mund të ketë projekti i tyre, ata nuk janë të prekur nga censura.

Motra e Erës, këngëtarja Nora Istrefi ishte shfaqur nudo në një klip të publikuar në vitin 2014 për tregun vendor të muzikës, por nuk ishte e detyruar të shkruante +18 sikurse motra e saj bëri për klipin që e publikoi në Rusi (Foto: Nora Istrefi/YouTube)

Nga një vështrim i lehtë i bërë në internet, mund të shihet se censura është pjesë mjaft e rëndësishme dhe e kahmotshme e tregut mbarë-social në Rusi.

Edhe Fjolla Morina në një klip të publikuar në vitin 2015 për tregun vendor të muzikës, ishte shfaqur thuajse nudo në video dhe nuk e kishte targetuar klipin e saj si video që duhet të shihet vetëm nga personat e rritur (Foto: ArkivaShqip/YouTube)

Censura e Internetit në Federatën Ruse zbatohet në bazë të disa ligjeve dhe përmes disa mekanizmave. Që nga viti 2012, Rusia mban një listë të zezë të centralizuar në internet (e njohur si “regjistri i vetëm”) i mirëmbajtur nga Shërbimi Federativ për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Median Masive.

Lista përdoret për censurimin e URL-ve individuale, emrave të domain-ve dhe adresave IP. Fillimisht u krijua për të bllokuar vendet që përmbajnë materiale që mbrojnë abuzimin e drogës dhe prodhimin e saj, përshkrimet e metodave të vetëvrasjeve dhe që përmbajnë pornografi për fëmijë. Më pas u ndryshua për të lejuar bllokimin e materialeve që klasifikohen si ekstremiste duke i përfshirë ato në Listën Federale të Materialeve Ekstremiste. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori