LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Dorëheqja e Haradinajt tregon akt moral të një burrështetasi me përmasa nacionale

Tahiri: Dorëheqja e Haradinajt tregon akt moral të një burrështetasi me përmasa nacionale

Koordinatori nacional për reforma, Besnik Tahiri, është shprehur se veprimi i dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, tregon akt moral i një burrështetasi me përmasa nacionale.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri thotë se është e çuditshme tendenca për shtrembërim, e keqinterpretim të asaj çka ka bërë Haradinaj.


“Është edhe më e habitshme, që kjo vie edhe nga disa adresa politike e publike, të cilat derdhnin lot krokodili, për atë se si ky shtet i ri nuk ka lidership të guximshëm që ruan e lartëson interesat e vendit. Është madje anormale që veprimet e një Udhëheqësi të Luftës, Lideri të Paqes, Gjeneralit e Kryeministrit Haradinaj, të vihen në peshojat oportuniste prej më të ulëtave”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se, nëse Haradinaj nuk do të dorëhiqej nga posti i kryeministrit, “kujdestarët oportunistë”, siç i ka quajtur Tahiri, do ta akuzonin  se ka degraduar vendin.

“Ju lutem imagjinoni një situatë, ndonëse vështirë ta bëni, kur Kryeminstri Haradinaj do të paraqitej në Hagë pa ofruar dorëheqjen siç bëri javën që shkoi. Të njëjtit kujdestarë oportunistë do të ndërtonin një mal akuzash, se si ndodhi që vendi të degradonte deri aty sa edhe Kryeministri i vendit duhet të merret në pyetje, pa dhënë dorëheqje,e se si në mediat ndërkombëtare ai la nam të keq. Madje disa do të thonin që për të ruajtur pushtetin Haradinaj është transformuar në njërin nga ata që ishin mësuar t’i shihnim në qeverisje e pushtet. Pra, ato në vlerësimet e tyre sido që të veprojë Lideri Haradinaj, e nxjerrin të njëjtin epilog të deformuar e dashakeq”, është shprehur Tahiri.

Më tej ai ka thënë se Haradinaj, ‘shkoi në Hagë siç është, i pastër si loti, por akti i tij fisnik doli të ngritej si një aktakuzë për oportunistët burracakë!’

“Sidoqoftë, Ramush Haradinaj, në qasje dhe të vepruar politik e patriotik, nuk mund të matet as vlerësohet nga ata që nuk e njohin as dhembjen as sakrificën. Ai madje edhe kur është në dijeni të tyre, nuk do as t’ia dijë! Është vetëm koha ajo e cila do t’i amortizojë goditjet e ulta, dhe do t’i amplifikojë efektet e një akti të përmasave strategjike e nacionale. Janë aktet dhe të vepruarit me dinjitet të Kryeminstrit Haradinaj, ato të cilat po hapin rrugë për energji të reja dhe të pastërta. Kryeminstri Haradinaj, shkoi në Hagë siç është, i pastër si loti, por akti i tij fisnik doli të ngritej si një aktakuzë për oportunistët burracakë!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori