LAJMI I FUNDIT:

Turma e fansave bllokojnë aktorin Burak Ozçivit në qendrën tregtare, detyrohet të ndërhyjë ushtria libaneze për ta nxjerrë

Turma e fansave bllokojnë aktorin Burak Ozçivit në qendrën tregtare, detyrohet të ndërhyjë ushtria libaneze për ta nxjerrë

Burak Ozçivit është pa diskutim një prej aktorëve më të pëlqyer në Turqi, dhe në përgjithësi shtetet e Lindjes së Mesme.

Së fundmi, 34-vjeçari ishte për një vizitë pune në disa prej këtyre shteteve të Lindjes së Mesme, gjersa bëri një ndalesë në Bejrut të Libanit.


Aktori turk përjetoi disa momente tejet të vështira në një qendër tregtare, kjo pasi turma e madhe e fansave nuk ia mundësonin qarkullimin.

Turma e madhe u drejtuan drejt Ozçivit në qendrën tregtare nga dera kryesore, kur panë se aktori ishte aty, teksa me një buzëqeshje të lehtë ai u mundua ta kalojë gjithë situatën.

Fillimisht ai mezi u fut brenda nga rojet e sigurisë përmes një dere dytësore, teksa më pas pati vështirësi të mëdha edhe në hapësirat e brendshme.

Fansat e shumtë brohorisnin me të madhe, teksa të gjithë kërkonin të fotografoheshin me të.

Si rrjedhojë, Burak u dërgua në magazinën e një dyqani përreth dy orë, dhe më pas u deshta undërhyrja e ushtrisë libane për ta nxjerrë atë nga qendra.

Situata në fjalë ka bërë që aktoi turk të komentohet gjithandej në mediat turke dhe ato të Lindjes së mesme. /Telegrafi/