LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po ‘kopjon’ Real Madridin – Transferimet e Neymarit dhe Griezmannit mund t’i lënë në hije epokën e Galaktikëve  

Barcelona po ‘kopjon’ Real Madridin – Transferimet e Neymarit dhe Griezmannit mund t’i lënë në hije epokën e Galaktikëve  

Barcelona po ndryshon strategjinë e tyre të transferimeve dhe po punon për krijimin e një ekipi të mrekullueshëm të ëndrrave – duke kujtuar Galaktikët e famshëm të Real Madridit.

Ylli 27-vjeçar i Paris Saint-Germain, Neymar , mund të ndiqet nga 28-vjeçari Antoine Griezmann dhe të bashkohen me katalunasit këtë verë.


Ylli i Atletico Madridit është gati të nënshkruajë transferimin e tij prej 120 milionë eurove në Camp Nou, pasi klauzola e lirimit të tij u reduktua më 1 korrik.

Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann në Barcelonë: Sulmi më i mirë ndonjëherë? Tri formacionet që Valverde mund t'i përdorë  
Lexo po ashtu Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann në Barcelonë: Sulmi më i mirë ndonjëherë? Tri formacionet që Valverde mund t'i përdorë  

Edhe Neymar po bën gjithçka që mundet për të detyruar kthimin e tij në Spanjë, duke kërcënuar me bojkot nëse nuk i pranohet dëshira e tij.

Neymar e do rikthimin te Barça (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mundo Deportivo pohon se Barcelona po synon jashtëzakonisht shumë këtë verë, duke planifikuar të krijojë ekip të mbushur me yje në të gjitha pozitat.

Gjigantët spanjollë duan të fitojnë gjithçka që munden duke iu bindur rregullave financiare të Fair Play-it.

Griezmann pëlqehet shumë në Camp Nou (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Kjo është arsyeja pse ata u larguan nga negociatat me Matthijs de Ligt, i cili doli të jetë shumë i shtrenjtë për kampionët e La Ligës.

Edhe pse ata nuk do të kalojnë kufirin për të rikthyer Neymarin, shefat e Barçës shpresojnë që ata të arrijnë një marrëveshje me PSG-në dhe të marrin në konsideratë skenarë të ndryshëm për ta arritur këtë.

Ardhja e yllit të Brazilit do të përfundojë ekipin shumë të ëndërruar të Nou Camp që potencialisht do të mund të konkurronte me Galaktikët e Real Madridit për ekipin më të mirë ndonjëherë në La Liga.

Formacioni i mundshëm i Barçës dhe ai i galaktikëve të Realit

Një skuadër sulmuese me Neymar, Griezmann, Lionel Messi dhe Luis Suarez  mund të rrëzonte yjet e Los Blancos: Zinedine Zidane, Luis Figo, Raul, David Beckham dhe Ronaldo.

Formacionet e Barcelonës me Neymar dhe Griezmann në skuadër
Lexo po ashtu Formacionet e Barcelonës me Neymar dhe Griezmann në skuadër

Përveç kësaj, Ernesto Valverde lehtë mund të riorganizojë ekipin e tij me maestron argjentinasi që është në gjendje të luajë edhe si nëntësh i rremë ose në krah.

Trajneri i Barcelonës mund të lë edhe Suarezin në bankë dhe të vendosë një tjetër mesfushor për të siguruar më shumë balancë në formacionin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori