LAJMI I FUNDIT:

Neymar shihet nën shoqërimin e Vinicius Jr, a po ndodh transferimi i yllit të PSG-së te Real Madridi?

Neymar shihet nën shoqërimin e Vinicius Jr, a po ndodh transferimi i yllit të PSG-së te Real Madridi?
Foto: Marca.com

Zërat për transferimin e Neymarit te Real Madridi sa vijnë e shtohen, pasi thashethemet e mediave nuk kanë të ndalur.

Neymar është lidhur shumë me një largim nga Paris Saint-Germain dhe skuadra që po lidhet më shumë me transferimin e tij është Real Madridi.


Për t’i shtuar edhe më shumë thashethemet e transferimit të Neymarit te Mbretërit janë përkujdesur rrjetet sociale.

Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro
Lexo po ashtu Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro

Sulmuesi i talentuar i Realit, Vinicius dhe Neymar janë fotografuar së bashku në Brazil, duke shtuar edhe më shumë paqartësitë për të ardhmen e këtij të fundit në Paris Saint-Germain.

Një fotografi e dy miqve të afërt ishte postuar në mediat sociale pasi morën pjesë në një ditëlindje në vendlindjen e tyre.

View this post on Instagram

Primeiramente boa noite 😜👊❤️

A post shared by David Brazil (@davidbrazil) on May 26, 2019 at 1:49pm PDT

Neymar është aktualisht në Brazil me shokët e tij duke u përgatitur për Copa America, e cila fillon më 14 qershor, ndërsa Vinicius, i cili nuk është aktualisht me skuadrën e Brazilit, është kthyer në vendin e tij për një pushime.

Se a do të ndodh një transferim i Neymarit te Real Madridi mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt – thashethemet për të ardhmen e tij nuk do të ndalen deri në mbylljen e afatit kalimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori