LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro

Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro
Foto: Marca.com

Real Madridi është i vendosur për verën e tyre më të ngarkuar deri më sot, pasi ata synojnë të thyejnë rekordin e transferimeve të vitit 2009 pas një sezonit të dështuar.

Klubi spanjoll ka qenë në situata të ngjashme më parë, ku ata kanë nevojë për të shpenzuar shifra të mëdha në mënyrë që të rindërtojnë skuadrën e tyre jo-konkurruese.


Presidenti Florentino Perez udhëhoqi shpenzimet prej 254 milionë eurosh në verën e vitit 2009 për të nënshkruar mes të tjerëve me Cristiano Ronaldon, Leita Kaka dhe Karim Benzeman, por afati i verës ka të ngjarë të shohë atë shifër të tejkaluar.

Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president - 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë
Lexo po ashtu Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president - 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë

Mbretërit kanë shpenzuar tashmë 95 milionë euro për Rodrygo (45 milionë euro) dhe Militao (50 milionë euro), por ka ende shumë nënshkrime që do të vijnë.

Hazard është gjithnjë e më afër Mbretërve (Foto: Getty Images)

Eden Hazard pritet të zyrtarizohet për rreth 100 milionë euro, të cilat qojnë totalin deri në të paktën 195 milionë euro.

Tifozët e Realit votojnë për transferimet me Hazardin në krye dhe Pogban të fundit
Lexo po ashtu Tifozët e Realit votojnë për transferimet me Hazardin në krye dhe Pogban të fundit

Los Blancos po punojnë gjithashtu edhe në transferimin e Luka Jovic, një nënshkrim që Madridi pret të mbyllë për rreth 60 milionë euro që do të qonte shifrën në 255 milionë euro, një shifër më e lartë se ajo e vitit 2009.

Megjithatë, shpenzimet nuk ka të ngjarë të përfundojnë aty, pasi Zidane është ende pas një mbrojtësi të ri të majtë, ku i preferuari është Ferland Mendy, i cili në rastin më të mirë, do të mbërrijë për 30 milionë euro.

Pogba e Eriksen, dyshja e preferuar e Realit

Pastaj është Paul Pogba që ka kërkuar Zidanen, i cili nuk do të lëvizte nga Manchester Unitedi për më pak se 140 milionë euro, ndërsa një opsion rezervë shihet Christian Eriksen.

Pogba i vendosur të transferohet te Real Madridi
Lexo po ashtu Pogba i vendosur të transferohet te Real Madridi

Të gjitha këto shifra janë pa marrë parasysh një lëvizje të mundshme për Neymarin, i cili do të kushtonte së paku 254 milionë eurove.

Në rast se arrihen të gjitha këto shpenzime, Mbretërit do ta tejkalonin shifrën e 600 milionë eurove, e cila është raportuar se i është premtuar Zidanes nga Florentino Perez.

Neymar është ëndrra e Perezit (Foto: Getty Images)

Ndërkohë që flitet për transferimet në Santiago Bernabeu, klubi po punon edhe për një numër të largimeve për të kufizuar deficitin e shpenzimeve sa më shumë që është e mundur.

Ky deficit momentalisht qëndron në 95 milionë euro, hendeku i dytë më i lartë në historinë e klubit që nga ajo e vjeshtës së 2009 ku shitjet grumbulluan 98 milionë euro duke lënë një humbje prej 155 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori