LAJMI I FUNDIT:

Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president – 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë

Analizë e transferimeve të Real Madridit nën epokën e Florentino Perezit si president – 73 blerje nga 21 vende të ndryshme, 30 prej tyre mesfushorë

Gazetar e njohur spanjolle AS i ka analizuar blerjet e Real Madridit nën drejtmin e Florentino Pérez gjatë dy a mandateve të tij në krye të klubit nga Santiago Bernabeu.

Nga Luis Figo në vitin 2000 te Eder Militao këtë vit, Florentino Perez deri më tani ka nënshkruar me gjithsej 73 lojtarë, si presidenti i Real Madridit.


AS o ka vështruar aktivitetin e transferimeve të Perez gjatë dy mandateve të tij të me gjigantët e La Ligas (2000-2006 dhe 2009 – që ende vazhdon).

Nuk pëlqehen lojtarët mbi moshën 30 vjeçare

Kur është fjala për nënshkrimet e Perez, statistika më interesante vjen me moshën e lojtarëve.

Vetëm dy janë blerë që e kanë pasur moshën mbi tridhjetë: Ricardo Carvalho që ishte 32 vjeç kur u transferua nga Chelsea në vitin 2010 dhe Diego López i cili në vitin 2013 erdhi nga Sevilla si 31 vjeçar.

Duke e parë këtë trend, Pérez nuk do të blejë emra si Robert Lewandowski, Kun Aguero, Edinson Cavani apo Iago Aspas, që janë përmendur për këtë verë.

Në klub në moshën e adoleshencës kanë ardhur 11 lojtarë: Sergio Ramos, Sergio Canales, Raphael Varane, Martin Odegaard, Jesus Vallejo, Marco Asensio, Federico Valverde, Theo Hernández, Vinicius, Andriy Lunin dhe Rodrygo.

Duke gjykuar nga rekordi i transferimeve të Perezit, një blerje tipike do të dukej diçka e tillë: jo-spanjoll, rreth 24 vjeç (mosha mesatare e nënshkrimeve të tij është 23.45) dhe me një kostoja mesatare prej rreth 22 milion eurove.

Një tarifë e tillë nuk pasqyron normën e shkuar në tregun e sotëm dhe është shumë më poshtë se sa disa shifra që Pérez vetë i ka blerë lojtarët.

99 milionë euro mesatarja për një sezon sa i përket blerjeve

Në të vërtetë, shumat e grumbulluara gjatë presidencës së 72-vjeçarit variojnë nga 1 milion euro të paguara për të ri-nënshkruar Lucas Vazquezin nga Espanyoli në 2015, deri në 96 dhe 101 milionë euro të shpenzuara për Cristiano Ronaldon dhe Gareth Balen.

Spanjolli më i shtrenjtë është Xabi Alonso (34.5m), i ndjekur nga Asier Illarramendi (32m).

Në total, Madridi ka harxhuar 1.59 miliardë dollarë në lojtarë nën drejtimin e Perez – me një mesatare prej 99 milionë në vit.


10 blerjet më të shtrejta nën epokën e Florentino Perez te Real Madridi


Në 16 vitet e Pérez si president, Madrid kanë marrë vetëm dy lojtarë të lirë: Albert Celades në vitin 2000 dhe Hamit Altintop në vitin 2011 .

Ndërkohë, në Bernabeu kanë ardhur si huazim vetëm tre lojtarë: Emmanuel Adebayor (2011), Michael Essien (2012) dhe Javier ‘Chicharito’ Hernández (2014).

Kosta Rika, Norvegjia, Kolumbia, Turqia, Italia …

73 lojtarët e Perez kanë ardhur nga 21 vende të ndryshme, me shumicën dërrmuese të lojtarëve jo-spanjollë (në total, 24 futbollistë spanjollë janë bashkuar gjatë presidencës së tij).

Për çdo dy spanjollë, një brazilian ka ardhur në klub me emra si: Flavio Conceiçao, Ronaldo, Robinho, Julio Baptista, Cicinho, Kaka, Casemiro, Lucas Silva, Danilo, Vinicius, Militao dhe Rodrygo.

Brazilanët janë të huajt e favorizuar.

Franca është vendi i dytë pas Brazilit, me pesë – Claude Makelélé, Zinedine Zidane, Karim Benzema, Varane dhe Theo – pasuar nga katër portugezët: Figo, Cristiano, Carvalho dhe Fabio Coentrao.

Pothuajse 30 nënshkrime për mesfushë gjatë presidencës së Perez

Mesfushori ka qenë zona më e përforcuar e fushës nën drejtimin Perez, me 29 nënshkrime të bëra gjatë menaxhimit të tij.

Më të suksesshmit janë Xabi, Sami Khedira dhe Luka Modric, por edhe dështime si Pablo García, Thomas Gravesen dhe Silva.

Perez ka blerë 22 sulmues, 15 mbrojtës – me Militaon më të shtrenjtin dhe gjashtë portier (Cesar Sanchez, Lopez, Kiko Casilla, Keylor Navas, Thibaut Courtois dhe Lunin). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori