Krahasimet e statistikave të Messit në sezonit 2018-19 me tre finalistët e Topit të Artë 2018, argjentinasi thuajse më i mirë se të tre së bashku
Lionel Messi ka zhvilluar një sezon individual të shkëlqyeshëm dhe statistikat e tij po krahasohen me ato të tre finalistëve të Topit të Artë 2018 së bashku: Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann.
Barcelona mund të mos e ketë fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, por ata arritën të mbajnë titullin e La Ligas dhe gjithashtu të fitojnë Superkupën e Spanjës.
Djelmoshat e Ernesto Valverde ishin afër triumfit edhe në Evropë, por u befasuan në gjysmëfinale nga Liverpooli që bëri një rikthim sensacional, ndërsa humbën finalen e Copa del Rey nga Valencia.
Megjithatë, kapiteni i Barcelonës, Messi, i cili përfundoi i pesti në renditjen e Topit të Artë 2018 ka statistika të shkëlqyeshme në sezonin 2018-19 dhe larg më të mira se tre lojtarët që përfunduan si finalistë vitin e kaluar.
Renditja e lojtarëve në garën e Topit të Artë 2018
Luka Modric theu hegjemoninë dhjetëvjeçare të Ronaldos dhe Messit, kur ai fitoi Topin e Artë në dhjetor të vitit të kaluar.
Mesfushori maestro udhëhoqi Kroacinë deri në finalen e Kupës së Botës 2018 në Rusi si dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Ronaldo përfundoi në vendin e dytë, fituesit e Kupës së Botës me Francën, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe përfunduan në vend të tretë dhe të katërt respektivisht, duke e lënë Messin në pozitën e pestë.
Statistikat e Messit dhe ato të finalistëve të 2018 në sezonin 2018-19
Ronaldo shënoi 28 herë në sezonin e tij të parë në Juventus, ndërsa Griezmann shënoi 21 gola për Atleticon përpara se të lajmëronte se do të largohet nga klubi këtë verë.
Messi shënoi 36 gola vetëm në La Liga, tre në Copa del Rey dhe 12 në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se ai shënoi 51 gola gjithsej apo më shumë se Ronaldo dhe Griezmann së bashku që shënuan 49 sosh.
Sa i përket asistimeve, Griezmann siguroi 11, Ronaldo regjistroi dhjetë dhe Modric, i cili gjithashtu shënoi katër gola në 2018-19, krijoi shtatë gola për Los Blancos.
Leo Messi regjistroi 19 asistime në të gjitha garat, që do të thotë se ai ishte më i mirë se Ronaldo dhe Modric së bashku me 17 dhe kishte vetëm nëntë më pak se CR7, Griezmann dhe Modric së bashku.
Futbolli në fund të fundit ka të bëjë me fitimin e trofeve, ku Modric dhe Griezmann që fituan shumë vitin e kaluar kanë mbetur pa asnjë trofe këtë vit.
Ronaldo ndihmoi Juventuesi për të fituar titullin në Serie A dhe Superkupën e Italisë, ndërsa Messi gjithashtu fitoi dy trofe me Barcelonën.
Se kush do ta fitojë çmimin më të madh individual për vitin 2019 do të mësohet gjatë dhjetorit në ceremonën e organizuar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit