Janë ende ditët e hershme të vitit 2019, por Topi i Artë tashmë është bërë temë diskutimi dhe shumë emra të njohur po përfolën si favorit për të fituar çmimin më të madh individual.

France Football është revista franceze e cila ndan Topin e Artë me anë të votave të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare në fund të vitit.

Edhe pse ata duhet të marrin tërë vitin në konsideratë, lojtarët kanë shumë më shumë gjasa të fitojnë çmimin nëse kanë fituar një trofe të madh në verë.

Lionel Messi tradhtohet nga Kun Aguero në luftën për ‘Topin e Artë’: E meriton kush luan në finale të Ligës së Kampionëve Lionel Messi tradhtohet nga Kun Aguero në luftën për ‘Topin e Artë’: E meriton kush luan në finale të Ligës së Kampionëve

Treguesi më i mirë në vitet e fundit ka qenë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe kjo luajti një rol veçanërisht të rëndësishëm në fitoret e Cristiano Ronaldos në Real Madrid.

Edhe favoritët e tanishëm për çmimin e këtij viti thuhet se vijnë nga finalja e Ligës së Kampionëve, por kryesori mendohet të jetë ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Lionel Messi (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Messi favoriti kryesor

Duke parë statistikat që ai ka regjistruar këtë sezon, argjentinasi duket si zgjedhja e parë për të fituar, por debati i madh thuhet se mund të bëjë që Topi i Artë mund të drejtohet tek një lojtar i Liverpoolit apo Tottenhamit.

Me të gjithë respektin e duhur ndaj skuadrës së Spurs dhe rrugës së tyre për në Madrid që ka qenë e mrekullueshme, ka më shumë yje në formacionin e Reds që mund ta fitojnë çmimin.

Salah dhe Mane (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Tre yje të Liverpoolit mund ta fitojnë Topin e Artë

Sigurisht, Messi ende duket favorit për çmimin sidomos nëse ai e përfundon si fitues i dy trofeve në Spanjë, por duket se treshja e yjeve të Liverpoolit mund të jenë rivalët e tij më të mëdhenj.

Kompania e njohur e basteve Oddschecker ka renditur tre lojtarë të skuadrës së Jurgen Klopp, të cilët kanë më shumë gjasa se Cristiano Ronaldo të pretendojnë çmimin e madh individual.

Mbrojtësi Virgil Van Dijk, dhe sulmuesit Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë tre yjet e Reds që gjinden në ‘top 5’ favoritët për të fituar Topin e Artë.

Emrat tjerë që gjenden në listë, por me mundësi më të vogla për të fituar Topin e Artë janë edhe Kylian Mbappe, Ronaldo dhe Raheem Sterling.

Më poshtë keni emrat dhe mundësitë e kandidatëve kryesorë për të fituar çmimin:

1.Lionel Messi – 1/2

2.Virgil van Dijk – 7/4

= 3.Sadio Mane – 16/1

= 3.Mohamed Salah – 16/1

5.Kylian Mbappe – 20/1

=6.Cristiano Ronaldo – 25/1

=6.Raheem Sterling – 25/1

/Telegrafi/