LAJMI I FUNDIT:

Publikohen mesazhet e aluduara nga çifti zviceran: Si e mashtruan Loredana dhe vëllai i saj për t’u zhvatur paratë?

Publikohen mesazhet e aluduara nga çifti zviceran: Si e mashtruan Loredana dhe vëllai i saj për t’u zhvatur paratë?

Është vënë nën pranga në orët e hershme të mëngjesit rap-artistja me prejardhje nga Ferizaji, Loredana Zefi.

Ishte e përditshmja zvicerane “20 minuten” ajo e cila ka raportuar mbi këtë ngjarje, ndërsa ka zbuluar edhe historinë e mashtrimit, pre e të cilit kanë rënë një çifti zviceran.


Mendohet se vëllai i Loredanës, Bekim, kishte arritur të marrë para në vlerën e 200 mijë frangave zvicerane, dhe i njëjti ishte liruar nga akuzat në mungesë dokumentesh, teksa tani çifti zviceran posedojnë fakte, përmes së cilave provojnë transaksionet e kryera në llogari të rap-artistes shqiptare.

Por si kishte nisur historia?

Reperja shqiptare ishte paraqitur te çifti duke përdorur një emër të rrejshëm. Siç raporton “20 minuten”, Loredana ishte prezantuar te çifti si Anna Landmann, një avokate 29-vjeçare dhe me pretendimin se ishte vajza e një avokati të njohur në Zvicër, me emrin Valentin Landmann.

Arrestohet në Zvicër Loredana!
Lexo po ashtu Arrestohet në Zvicër Loredana!

Ndaj kështu Petra Z. i kishte dhënë fillimisht asaj 12 mijë franga zvicerane kesh, dhe dalëngadalë në vazhdim duke kërkuar rritje, kjo shumë kishte shkuar deri në 700 mijë sosh nën kërcënim dhe presion.

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se cfarë është në gjendje të bëjë ajo grua. Na thoshte vazhdimisht t’i shlyejmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”, ka rrëfyer e dëmtuara Petra Z.

Mesazhet që pretendohet se rap-artistja Loredana ka kontaktuar me çiftin zviceran në WhatsApp (Foto: 20 Minuten)

E njëjta ka deklaruar se rap-artistja shqiptare e kishte detyruar të merrte qira vetura të shtrenjta, të tilla që as pushtetarët e Zvicrës nuk i posedonin, dhe pasi i bindeshin këtij “urdhëri”, Loredana nuk i kthente kurrë veturat në kohë.

Përkundër faktit që Loredana ka mohuar të ketë vozitur veturat BMW dhe Porsche, mirëpo një nga fotografitë e radarit policor në Zvicër ka kapur momentin kur pikërisht 23-vjeçarja kapet duke vozitur një veturë të tillë.

Pas vonesave në kthim të veturave me qira, Policia Zvicerane kishte gjetur njëherë njërën nga veturat në aeroportin e Cyrihut, dhe më pas tyë njëjtën ia kishte kthyer kompanisë qiradhënëse të njohur si AVIS.

Tutje, çifti kanë dhënë prova për dërgimin e parave ndaj Loredanës edhe në Prishtinë, nën kërcënim, teksa një kupon fiskal e vërteton këtë gjë.

“20 minuten” gjithashtu thuhet të ketë kontaktuar me avokatin Valentin Landmann (për të cilin pretendeohet se rap-artistja ka gënjyer duke u prezantuar si vajza e tij), dhe i njëjti ka bërë me dije se Anna Lundmann, ka qenë ish-bashkëshortja e tij, që dikur ka punuar për të – emër ky pas të cilit fshihej Loredana. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori