LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Drita konfirmon se morën premia për ta ndalur Llapin dhe Prishtinën: Është legjitime, do të pranojmë premia edhe për ndaljen e Feronikelit

Ekskluzive – Drita konfirmon se morën premia për ta ndalur Llapin dhe Prishtinën: Është legjitime, do të pranojmë premia edhe për ndaljen e Feronikelit

Kampionati elitar në futbollin e Kosovës është bërë më interesant se kurrë në javët e fundit.

Tri skuadra janë në garë të ashpër për titullin e kampionit, derisa gjashtë të tjera po luftojnë për ta siguruar mbijetesën pa barazh.


Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita është e qetë pasi nuk rrezikon rënien, por as nuk mund ta mbrojë titullin e kampionit.

Kësisoj Drita është bërë faktor në Superligë, pasi gjilanasit luajnë pa presion dhe kanë një ekip të fortë që mund t’iu shkaktojnë probleme të gjitha skuadrave.

Për ta motivuar një skuadër me premia për ndaljen e një skuadre tjetër është legjitime dhe kjo gjë ndodh në gjithë botën.

Drita ka pasur premia për ta ndalur Llapin një javë më herët, por humbën 1-0 edhe pse zhvilluan një lojë të fortë.

Gjilanasit patën premia edhe për ndaljen e Prishtinës dhe këtë gjë e arritën, pasi kryeqytetasit nuk mundën të ndalin më shumë se një barazim 1-1 nga stadiumi i qytetit në Gjilan.

Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli për Telegrafin e ka konfirmuar se kanë pranuar premia për këto dy takime, edhe pse në fillim kishin hezituar t’i pranon ato.

“Po, është e vërtetë që kemi pranuar premia për ndeshjen ndaj Llapit dhe Prishtinës. Në fillim kemi hezituar t’i pranojmë këto, por në fund vendosëm pasi nuk duam t’ia humbin mundin futbollistëve tanë”.

Fisnik Kërçeli, drejtor sportiv i Dritës

“Fatkeqësisht skuadra jonë ka disa javë që është pa objektiva dhe e kemi respektuar kampionatin duke luajtur fort me të gjitha skuadrat. Premiat janë legjitime në gjithë botën dhe kjo është arsyeja që i kemi pranuar ato”, u shpreh drejtori sportiv i Dritës për Telegrafin, Fisnik Kërçeli.

Telegrafi e pyeti drejtorin sportiv edhe për shumën e parave që kanë marrë, por ai nuk ka dashur të futet në shifra.

“Nuk dua të përmend shifra, por për futbollin tonë janë shuma mjaftë të mëdha si për fitore ashtu edhe për barazim”, u shpreh Kërçeli.

Edhe pse njeriu kryesor i transferimeve te Drita nuk deshi të përmendte shuma, Telegrafi ka marrë vesh se për një barazim ndaj Prishtinës ose Llapit, kampionët në fuqi kanë marrë rreth 20 mijë euro premia, ndërsa për një fitore të mundshme premia shkon në 40 mijë euro.

Krejt në fund Kërçeli ka thënë se skuadra e tij do të luaj fort me të gjitha skuadrat pat ose nuk pat premia.

Drita ka mbetur mbrapa garës për titull pas një fillimi të vështirë, ndërsa u eliminuan në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Gjilanasit nga edicioni i ardhshëm pritet të jenë sërish ndër favoritët kryesor për titullin e kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori