LAJMI I FUNDIT:

Seanca të reja për “Dhunën në Qendër”, “Shënjestra-Fortesa” dhe “T.N.T”

Seanca të reja për “Dhunën në Qendër”, “Shënjestra-Fortesa” dhe “T.N.T”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për rastet “Dhunë në komunën Qendër”, “Shënjestra-Fortesa”, dhe “T.N.T” të Prokurorisë Speciale Publike.

Te rasti “Dhunë në komunën Qendrër” për dhunën para objektit të komunës më 19 qershor të vitit 2013 të akuzuar janë më shumë persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja aktuale në Kuvend Daniela Rangellova dhe ish këshilltari i atëhershëm i komunës së Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtari Dushan Josifov.

Sot gjithashtu vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” ku të akuzuar janë ish drejtori i drejtorisë së pestë në MPB Goran Gujevski, Nikolla Boshkoski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë nga e drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4.286 numra telefonikë, për të cilat nuk është dhënë urdhër gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të urdhëresave gjyqësore të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Sot seancë gjyqësore do të ketë edhe për lëndën “T.N.T”, për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski. Për lëndën “T.N.T” në mesin e të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për arsye të urrejtjes politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori